TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërcënohen 4 qytetarë në raste të ndryshme të Prishtinë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Vdekja e punëtorit në vendin e punës, arrestohen gjashtë persona

Katër qytetarë në raste të ndryshme kanë raportuar se janë kërcënuar nga persona të caktuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, raporton teve1.info

Sipas raportit policor të ditës së fundit, rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi” ku një qytetar e ka kërcënuar përmes rrjeteve sociale një femër.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Rr. Ndue Perlleshi, Prishtinë /20.12.2023 – 09:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që një kohë të gjatë përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Rasti i dytë i kërcënimit gjatë 24 orëve të kaluara ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në kryeqytet ku është arrestuar një mashkull pasi e kishte kërcënuar një mashkull tjetër derisa ai ishte në lokalin e tij.

I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit pasi është konstatuar se kishte urdhëresë aktive të dënimit.

“Rr.Ilir Konushevci-Prishtinë, 20.12.2023-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur me armë viktimën mashkull kosovar deri sa ai ka qenë në lokalin e tij. Gjatë verifikimit i dyshuari i lartcekur ka rezultuar se kishte urdhëresë aktive dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin policor.

Dy rastet tjera të kërcënimit kanë ndodhur në mes të dy femrave dhe dy vëllezërve, ku në raste të ndryshme kanë kërcënuar njëri-tjetrin.

E dyshuara femër është dërguar në qendrën e ndalimit policor, derisa dy të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 20.12.2023-11:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se e kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Prishtinë 20.12.2023-18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) nën dyshimin se të njëjtit për motive (ende) të panjohura kanë kanosur njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Përvjetori i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, një hap kyç në marrëdhëniet diplomatike

​Luhatjet e çmimeve të naftës në botë, por jo në Kosovë

Lëvizje të reja në tregun e naftës, pritet ndikim edhe në Kosovë

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Armëpushimi dyjavor SHBA-Iran: Kushtet dhe plani 10-pikësh i Teheranit

Armëpushimi dyjavor SHBA-Iran: Kushtet dhe plani 10-pikësh i Teheranit

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

Neuer po kërkohet te Gjermania, pas paraqitjes spektakolare ndaj Real Madridit

Neuer po kërkohet te Gjermania, pas paraqitjes spektakolare ndaj Real Madridit

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Përvjetori i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, një hap kyç në marrëdhëniet diplomatike

​Luhatjet e çmimeve të naftës në botë, por jo në Kosovë

Lëvizje të reja në tregun e naftës, pritet ndikim edhe në Kosovë

Emisioni “Mesditë” 08.04.2026

Emisioni “Mesditë” 08.04.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën