TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kërçeli: Qeverisjen e Ramës në Prishtinë e karakterizojnë mosvizioni e pabarazia

nga TËVË 1
1 vit më parë
0
A A
Kërçeli: Qeverisjen e Ramës në Prishtinë e karakterizojnë mosvizioni e pabarazia

Anëtari i kryesisë së qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Ilir Kërçeli, ka shkruar rreth planit rregullues për lagjen “Kalabria” dhe protestës së banorëve të kësaj lagje.

Kërçeli tha se lagjja “Kalabria”, banor i së cilës shkroi se është edhe vetl ai, ballafaqohet me kundërmimin e përditshëm nga kolektori, për të cilin tha se kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama, pati premtuar se do të përfundohet në 90 ditëshin e parë të qeverisjes së tij.

Ai tha se mungesa e hapësirave rekreative e deri te mungesa e ngrohjes qendrore, e së fundi, sipas tij, edhe bredhja masive e minjve, për të cilët ironizoi duke thënë se “nuk ka mbetur opsion tjetër veç të lansohet ndonjë ‘platformë’ si ajo me ‘qentë endacakë’ dhe të fillohet apatimi i këtyre minjve, pasi edhe janë bërë pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve të kësaj lagjeje”.

“Debati e kundërshtimet për planin rregullues të cilin ka vite e muaj që e ka premtuar kryetari aktual, lidhen me padrejtësitë që i janë bërë qytetarëve të kësaj zone, duke ia ndërruar koeficientin e planin rregullues lagjes nga muaji në muaj. Askush nuk e di se si është bërë vlerësimi ku në disa pjesë mund të ndërtohet me koeficient 1.8 (apo deri ne 5 kate ndërtim) diku me 2.4 koeficient (apo deri në 8 kate ndërtim) e duke përfunduar deri në koeficient 7 (deri në 15 kate ndërtim)”, shkroi Kërçeli në Facebook.

Kërçeli akuzoi Ramën se mos vizioni, pabarazia e mungesa e vullnetit për të realizuar një plan të mirëfilltë për qytetarët e Prishtinës, e për banorët e kësaj zone, sipas tij, janë karakteristikat të cilat e përkufizojnë qeverisjen aktuale në Prishtinë.

“Mos vizioni, pabarazia e mungesa e vullnetit për të realizuar një plan të mirëfilltë për qytetarët e Prishtinës e për banorët e kësaj zone janë karakteristikat të cilat e përkufizojn këtë qeverisje. Nëse qytetarët e kryeqytetit kanë besuar në prezantimin e kandidatit i cili i fitoi zgjedhjet e fundit në Prishtinë si një arkitekt profesionist e i cili do të bënte zgjidhje logjike e profesionale, nuk do duhej të shpërbleheshin kontraktorë të ndryshëm me kontrata milionëshe për arkitektin e kryeqytetit për të cilin do të shpenzohen 12 milionë euro, e miliona euro vetëm për konsulencë se si do duhet të rekrutohet ky arkitekt. A nuk e zgjodhën qytetarët arkitektin Përparim Rama?”.

“Kjo qeverisje nëse asgjë nuk do të mund të bënte më mirë, do të mjaftonte të merrte si model lagjet e vjetra si Dardania, Ulpiana, Bregu i Diellit e lagje të tjera të cilat kanë dëshmuar se janë lagje të cilat përmbushin kërkesat e qytetarëve”, shkroi Kërçeli.

Tags: ilir kerceliperparim ramaprishtina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X