Ilir Kërçeli deputet i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar pamje nga Prishtina, ku kontejnerët të mërkurën shihen të mbushur me mbeturina, pasi kompania “Pastrimi” ka njoftuar se do ta ndërpresë grumbullimin e mbeturinave.
Kërçeli ka ironizuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama për të cili tha se së shpejti do ta sjellë robotin.
Këtë e ka thënë pasi Rama ditë më parë nga Venecia tha se janë duke e bërë një robot për Prishtinën për përdorimin e materialeve të reciklueshme.