Një grua në Prishtinë me shtetësi të Kosovës, dyshohet se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare si dhe ka kryer veprën penale “shpërlarje të parasë”, raporton teve1.info
Sipas policisë, të dyshuarës i është bastisur shtëpia dhe zyra e punës ku i janë konfiskuar para, telefon mobil e dokumente tjera.
“Me urdhër të gjykatës kompetente është kryer kontroll në zyrën dhe vendbanimin e të dyshuarës femër kosovare nën dyshimin e kryerjes së veprës së lartcekur dhe shpërlarje parash. Pas kontrollit të kryer në tri lokacione janë sekuestruar dëshmi si vijon: para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë.