Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, është bërë baba për herë të parë.
Ai dhe partnerja e tij, Fjolla, kanë mirëpritur një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Gjon.
“Gjon Bujupi 02.04.26”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Dyshja njoftuan se po bëhen prindër për herë të parë në muajin shkurt, me një postim surprizë për fansat.
Bujupi dhe partnerja e tij u martuan në korrik të vitit 2023, ndonëse këtë pjesë e kanë mbajtur sekret.
Çifti jeton në Gjermani.











