TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këmbësorët duan shesh, shoferët kërkojnë hapjen e rrugës

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Këmbësorët duan shesh, shoferët kërkojnë hapjen e rrugës

Këmbësorët në Prishtinë po e përshëndesin vendimin e komunës që rruga ‘’Xhorxh Bush’’ të shndërrohet në shesh. Mirëpo kjo po kundërshtohet nga shoferët dhe Vrojtuesit e Lagjes të cilët kanë bërë edhe thirrje për protestë që të hapet sërish kjo rrugë për qarkullim.

Këto blloqe po qëndrojnë këtu tash e ca muaj.

Edhe tabela pranë semaforëve në qendër të Prishtinës jep lajmërim të qartë.

Hapësirën pa vetura, në rrugën “Xhorxh Bush” qytetarët po e shfrytëzojnë çdo ditë.

Për shndërrimin e kësaj rruge në shesh, komuna së fundmi e tregoi edhe dizajnin.

E këmbësorët po e përshëndesin këtë veprim të qeverisjes lokale.

“Po shiqo kjo ka rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarë, për këmbësorë. Ka vepru shumë mirë që e ka lënë shesh këtu, se ka hapësira tjera, ka mundësi për me u kthy kerret atje se me hi ksajde, pse me i rreziku qytetarët. Edhe tash nuk ka me pasë dendësi të madhe të komunikacionit këtu, rinia shkoi”, tha qytetari, Gani Haxhiaj.

“Pse mos me kon shesh, çka ka lidhje? Unë prej Veternikut vij me kerr me pi një kafe. Autobusi është 50 cent, a 10 euro i harxhon benzinë, pse mos me kon? Unë deri në Veternik e kisha propozu me kon shesh. Jashtë si vijnë janë parkingjet, pse me hy në qytet, pse me bo tollovi, për çka, çfarë arsye? Kur kem mundësi na me dalë me shetitë m’u kënaqë”, tha qytetari, Shaban Nikçi.

Edhe për mërgimtarët është i mirë se ardhur vendimi për rrugën “Xhorxh Bush”.

“Unë kisha mendue ma mirë qashtu me konë, edhe politikanëve këtu u kisha thanë mos e prishni se shesh i bukur, edhe na gurbetqarët kur të vijmë jemi të kënaqur”, u shpreh qytetari Valon Xharra.

E për banorë të tjerë, ngarkesa vjen nga mungesa e nënkalimit në kryeqytet.

“Neve po na pëlqen shumë, tamam po i ka hije diqysh qytetit, pak ma qytet me u dukë. A po dojmë me shku në Europë? Epo ndryshe qysh? Po këtu ka probleme tjera, nëse ish çelë nënkalimi atëherë ish liru edhe komunikacioni edhe çdo gjë kish qenë më në rregull. Po derisa s’bëhet nënkalimi normal që do të ketë ngarkesa në rrugë”, u shpreh një banore.

Mirëpo për komunitetin e taksistëve, mbyllja e rrugës ‘’Xhorxh Bush’’ ka shkaktuar dëshpërim të madh.

“Unë prej 24 orëve, i kam diku 14 orë i kam qarkullim gjatë gjithë ditës edhe kjo e ka shkatërru këtë linjë për shkak se po bëhet gjatë ditës shumë kolonë e në veçanti në orët e pikut ku po bëhet një gjendje katastrofale në tërë rrugët”, tha taksisti, Gazi.

Ai ka një thirrje për kryetarin e kryeqytetit dhe të gjithë banorët.

“I bëj apel z, Rama me hapë rrugën dhe i bëj apel të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen në këtë iniciativë që sado pak le të merr parasysh që nuk dmth që është kryetar edhe mundet me bo çka të don ai. Nëse ne e kemi votu, atëherë le t’i merr parasysh kërkesat tona sepse kjo është e tmerrshme. Me dalë me t’u shitë rakia e substanca narkotike n’pikë të ditës këtu edhe me nejt na gjithë ditën në kolona nuk ka sens, nuk ka logjikë definitivisht”, u shpreh taksisti.

Vrojtuesit e Lagjes në Prishtinë kanë bërë thirrje për protestë për të kërkuar hapjen e kësaj rruge.

Protesta pritet të mbahet me 14 janar në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici i Njësisë së Inteligjencës kërcënohet nga BIA serbe

Avokatja e rreshterit të suspenduar: Vendim i ngutshëm, i pa arsyeshëm

Ismaili premton 2 parkingje nëntokësore dhe buxhet prej 14 milionësh vetëm për Dardaninë

Ismaili premton 2 parkingje nëntokësore dhe buxhet prej 14 milionësh vetëm për Dardaninë

PZAP refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje

PZAP refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje

Tahiri i LDK-së premton kompensim të dëmeve të bizneseve në Vushtrri

Tahiri i LDK-së premton kompensim të dëmeve të bizneseve në Vushtrri

Polici i Njësisë së Inteligjencës kërcënohet nga BIA serbe

Avokatja e rreshterit të suspenduar: Vendim i ngutshëm, i pa arsyeshëm

Zyrtarët amerikanë: Izraeli goditi Hamasin në Doha me raketa nga Deti i Kuq

Zyrtarët amerikanë: Izraeli goditi Hamasin në Doha me raketa nga Deti i Kuq

Mijëra njerëz protestojnë në Londër kundër vizitës së Trumpit

Mijëra njerëz protestojnë në Londër kundër vizitës së Trumpit

Balaj-Halimi: Besoj se do të jem kryetare e Prizrenit, kundërkandidatët të mos fshihen pas partive

Balaj-Halimi: Besoj se do të jem kryetare e Prizrenit, kundërkandidatët të mos fshihen pas partive

Ismaili premton 2 parkingje nëntokësore dhe buxhet prej 14 milionësh vetëm për Dardaninë

Ismaili premton 2 parkingje nëntokësore dhe buxhet prej 14 milionësh vetëm për Dardaninë

Reporterja kanadeze në transmetim live: Hebrenjtë kontrollojnë politikën e SHBA-së, Hollivudin dhe qytetet e mëdha

Reporterja kanadeze në transmetim live: Hebrenjtë kontrollojnë politikën e SHBA-së, Hollivudin dhe qytetet e mëdha

PZAP refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje

PZAP refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën