Sipas tij, Kosova do të jetë e detyruar që të importohet dhe siç bën të ditur ai, çmimet e importit janë marramendëse.
“Qysh dihet historikisht, Kosova ka problem me prodhim edhe mbulim të konsumit gjatë kohës së dimrit, andaj kemi me qenë të obligueshëm me importu. Çmimet e importit janë çmime marramendëse…shkojnë diku 700 euro për megavat. Është diçka që shteti i Kosovës me këtë ekonomi që e ka është para një sfide bukur të madhe”, tha ai në “Ditari” në Tëvë 1.
Kelmendi thotë se ajo se çfarë duhet të bëhet urgjentisht është ngritja e vetëdijësimit në kursimin e energjisë maksimalisht. /Teve1.info/