TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KEK-ut i shtohen 200 punëtorë të rinj

by tëvë1
12 muaj ago
5
A A
KEK-ut i shtohen 200 punëtorë të rinj

220 punëtorë të rinj kanë filluar punën të hënën në Korporatën Energjetike të Kosovës, në Termocentralin Kosova B.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave nga këta punëtorë, morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizavnolli.

Kurti duke i falënderuar punëtorët e KEK-ut për angazhimin pas sulmit në kanalin e Ibër – Lepencit u shpreh se me shtimin e punëtorëve në prodhim sigurojnë operim më të madh për KEK-un.

“Me shtimin e punonjësve në prodhim, e sigurojmë operimin e KEK-ut edhe për dy dekadat e ardhshme. E askush më mirë se ju vetë nuk e dini këtë gjë, se çfarë rëndësie ka edhe për KEK-un edhe për mbarë Kosovën, dhe se sa i rrezikuar ka qenë operimi pikërisht nga mungesa e punëtorëve në prodhim”, tha Kurti, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Ndërkaq, ministrja Artane Rizvanolli, deklaroi se KEK-u do të vazhdojë të luaj rol kyç në sektorin tonë energjetik dhe për këtë është tejet e rëndësishme që të kemi punonjës të cilët i operojnë këto teknologji. Ajo shprehu kënaqësinë të jetë e pranishme në këtë fillimvit, të cilin e cilësoi se do të jetë viti më i rëndësishëm për KEK-un në dy dekadat e fundit.

Përveç rolit kyç të KEK-ut në menaxhim të krizës energjetike dhe në prodhim, kryeministri Kurti veçoi edhe disa të arritura të tjera, siç është përfundimi i dilatimit të bojlerëve në Bllokun B sipas planit (2023); nënshkrimi i kontratave për modernizim të TC Kosova B që do të fillojë në prill; bashkëpunimi me Shqipërinë: këmbimi prej 250Gëh, me ç’rast janë kursyer 50 milionë euro për Kosovën; ruajtjen e sigurisë së furnizimit – blerja e energjisë me buxhetin e ndarë nga Qeveria; si fitimi rekord në vitet e fundit prej 105.7 milionë euro.

“Ndërkohë në këto vitet e fundit, e kishim edhe realizimin me fitim rekord prej 105.7 milionë euro, i cili mundëson investimin në rehabilitimin e TC Kosova A, dhe meqë jemi në këtë temë, menaxhmenti na ka premtuar se tenderi për rehabilitimin e bllokut A3 do të shpallet gjatë këtij muaji”, tha ai duke shtuar se në vitin 2025 nis edhe projekti i parkut solar 100 MË në KEK.
Në fund të ceremonisë së nënshkrimit të kontratave, Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli shpërndanë kartelat për punonjësit e rinj të KEK-ut, derisa të gjithëve iu uruan një vit të mbarë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti pas njohjes nga Bahamasi: Po forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës

Abdixhiku fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së

Abdixhiku: Fushata të fokusohet në programe, jo në ndarje

Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Themelorja të rivendosë

Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Themelorja të rivendosë

Bahamas njeh Kosovën

Bahamas njeh Kosovën

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti pas njohjes nga Bahamasi: Po forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës

Abdixhiku fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së

Abdixhiku: Fushata të fokusohet në programe, jo në ndarje

Ditari: 19.12.2025

Si të shmangni lëndimet në sportet dimërore: 5 këshilla nga ortopedët

Si të shmangni lëndimet në sportet dimërore: 5 këshilla nga ortopedët

Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas larjes?

Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas larjes?

Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Themelorja të rivendosë

Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Themelorja të rivendosë

Bahamas njeh Kosovën

Bahamas njeh Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën