TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haliti: Ndarja e 100 eurove nga Kurti, veprim politik i pamoralshëm dhe tentim për blerje vote

by teve1
11 muaj ago
2
A A
Haliti: Ndarja e 100 eurove nga Kurti, veprim politik i pamoralshëm dhe tentim për blerje vote

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka cilësuar veprimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët gjatë festave të fundvitit, si një tentim për blerje vote.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Haliti ka thënë se vendimi i Kurtit vjen vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor, dhe se qeveria në detyrë nuk ka kompetenca për të ndërmarrë veprime të tilla.

Ai ka theksuar se ndarja e mjeteve, edhe pse mund të jetë në dobi të qytetarëve, politikisht mbetet e pamoralshme dhe është praktikë që është përdorur edhe në zgjedhjet e kaluara.

“Unë mendoj se në këto kushte, veprimi duhej të procedohej më herët, pasi zgjedhjet janë vetëm katër ditë larg. Edhe sikur qëllimi të jetë i mirë, veprimi do të gjykohet politikisht si dhuratë për vota dhe jo si ndihmë për fëmijët apo pensionistët e Kosovës. Një qeveri në detyrë nuk ka kompetenca të plota dhe më së paku ka të drejtë morale për të ndërmarrë një veprim të tillë. Kjo praktikë është përdorur edhe më parë, kur u ndanë 100 euro për studentët, dhe po ndodh edhe tani. Edhe pse mund t’u bëjë mirë qytetarëve, politikisht është e pamoralshme. Ky është një tentim për blerje vote dhe nuk ka arsye tjetër,” ka thënë Haliti.

Ndryshe, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se do të ndahen nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Në një postim në Facebook ka shkruar se mosvotimi i buxhetit nga opozita ua ka vështirësuar punën.

“Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët. Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët. Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove. Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri. Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja”, ka shkruar Kurti./teve1.info/

Tags: albin kurtiBlerje voteXhavit Haliti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

EPP pritet ta pezullojë partinë e Vuçiqit në Serbi

Hehir: Gjykata Speciale po rrezikon stabilitetin politik dhe shoqëror në Kosovë

A po i vjen fundi Gjykatës Speciale? – përfundojnë të gjitha gjykimet në shkallë të pare

Komisioni interviston zyrtarët për veprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

Komisioni interviston zyrtarët për veprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

Kilaj shpallet i pafajshëm

“Nga 25 deri në 60 euro dita”, sa mund të kompensohet Kilaj?

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

Ligji për Specialen nesër në Kuvend-PDK merr garancinë, LVV ende e pabindur për dobitë

Rikthimi emocional i Jakup Krasniqit në vendlindje

Rikthimi emocional i Jakup Krasniqit në vendlindje

Mungesa e energjisë elektrike në disa zona në Prishtinë, KEDS tregon arsyen

Mungesa e energjisë elektrike në disa zona në Prishtinë, KEDS tregon arsyen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën