TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KEK-u për marrëveshjen 73-milionëshe: Importi i energjisë dhe shitja e qymyrit nuk ndërlidhen

by teve1
49 minuta ago
1
A A
KEK-u për marrëveshjen 73-milionëshe: Importi i energjisë dhe shitja e qymyrit nuk ndërlidhen

Korporata Energjetike e Kosovës ka kundërshtuar krahasimin e kontratës për shitjen e qymyrit në Maqedoninë e Veriut me shpenzimet për importimin e energjisë elektrike, duke thënë se bëhet fjalë për dy procese të ndryshme.

Reagimi i KEK-ut pason diskutimet rreth marrëveshjes trevjeçare me Elektranat e Maqedonisë së Veriut (JSC ESM), e cila mund të arrijë vlerën e 73,2 milionë eurove.

“KEK-u nuk është kompania që vendos se kur dhe sa energji elektrike importohet për furnizimin e konsumatorëve. Për këtë arsye, krahasimi i vlerës së kontratës prej deri në 73,2 milionë euro me shpenzimet për import të energjisë nuk paraqet analizë të profitabilitetit të kësaj marrëveshjeje”, thuhet në reagim.

Korporata ka sqaruar se aktivitetet e saj kryesore janë nxjerrja e qymyrit dhe prodhimi i energjisë elektrike, ndërsa furnizimi i konsumatorëve është përgjegjësi e kompanisë së licencuar për këtë veprimtari.

Sipas KEK-ut, energjia për furnizimin universal ofrohet me rreth 29,5 euro për megavat-orë. Për prodhimin e një megavat-ore, termocentrali Kosova A konsumon rreth 1,5 ton qymyr, ndërsa Kosova B afërsisht 1,3 ton.

Megjithatë, Korporata ka theksuar se ky çmim nuk mund të krahasohet drejtpërdrejt me vlerën e tregut të energjisë ose me atë të shitjes së qymyrit.

Në bazë të kontratës së re, ESM-ja do të paguajë 24,4 euro për ton, pa TVSH, me çmim të pandryshuar për 36 muaj.

KEK-u ka thënë se në të kaluarën qymyri është shitur përmes kompanive private ndërmjetësuese me çmime dukshëm më të ulëta, në raste të caktuara rreth tetë euro për ton, ndonëse përdoruesi përfundimtar ishte ESM-ja.

“Me marrëveshjen aktuale, KEK-u shet drejtpërdrejt te JSC ESM, pa ndërmjetësues dhe me çmim prej 24,4 eurosh për ton, duke bërë që përfitimi financiar nga kjo marrëdhënie komerciale të mbetet drejtpërdrejt te KEK-u”, është thënë në reagim.

Korporata ka siguruar se marrëveshja nuk do ta cenojë furnizimin e termocentraleve me qymyr dhe as prodhimin vendor të energjisë. Ekskavimi, transporti dhe operacionet e tjera logjistike do të jenë përgjegjësi e blerësit.

KEK-u ka bërë të ditur se është duke zbatuar një program investimesh prej rreth 500 milionë eurosh, i cili përfshin rehabilitimin e njësive gjeneruese, modernizimin e kapaciteteve minerare dhe përmirësimin e performancës mjedisore e të sigurisë.

Sipas Korporatës, të hyrat potenciale nga marrëveshja do ta ndihmojnë qëndrueshmërinë financiare dhe kapacitetin e saj investues.

“Kritika është legjitime dhe transparenca është e domosdoshme për çdo ndërmarrje publike. Por debati duhet të mbështetet në fakte, përgjegjësi institucionale dhe analizë të kushteve konkrete të kontratës”, ka deklaruar KEK-u.

Për këtë marrëveshje ka pasur reagime të ndryshme.

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj politikës energjetike të qeverisë në detyrë, duke kritikuar anulimin e projekteve për prodhimin e energjisë në Kosovë.

Gjini ka thënë se Aleanca ishte e vetmja që reagoi fuqishëm kur u anulua projekti energjetik “Kosova C”, ndërsa, sipas tij, të tjerët heshtën.

“Kur u prish projekti energjetik me ContourGlobal, përsëri reagoi vetëm Aleanca”, ka deklaruar Gjini.

Ai ka kritikuar qeverisjen aktuale për, siç është shprehur, arsyetime “nga më bizaret” për të mos prodhuar energji në Kosovë.

Ndërsa, Korporata Energjetike e Kosovës do të eksportojë në Maqedoninë e Veriut thëngjill në vlerë deri në 73,2 milionë euro gjatë tre vjetëve, ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas saj, kjo është hera e parë që kontrata lidhet drejtpërdrejt ndërmjet dy kompanive publike – KEK-ut dhe Elektranave të Maqedonisë së Veriut (ESM).

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret nesër seanca për Kuvendin?

Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret nesër seanca për Kuvendin?

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të arrestuar për fajde në Prizren, gjatë operacionit lëndohet një 17-vjeçare dhe një polic

Ibrahim Berisha reagon pasi emri i tij u përfol si kandidat i mundshëm për president

Ibrahim Berisha reagon pasi emri i tij u përfol si kandidat i mundshëm për president

Dëmtimet në rrugë vështirësojnë qarkullimin në Uglarë, komuna paralajmëron shpalljen e tenderit

Dëmtimet në rrugë vështirësojnë qarkullimin në Uglarë, komuna paralajmëron shpalljen e tenderit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën