TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KEK njofton se për shkak të disa problemeve njësia A4 do të ndalet së operuari pas mesnatës

by tëvë1
1 orë ago
2
A A
Ymeri: Të gjitha blloqet e Kosovës A kanë zero gjenerim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) bën të ditur se njësia A4 në TC Kosova A pritet të ndalet në mënyrë të kontrolluar sonte rreth orës 00:00, pas paraqitjes së problemeve në kondensator.

Sipas KEK-ut, pas vlerësimeve profesionale, është konstatuar se vazhdimi i operimit në këto kushte mund të shkaktojë dëmtime më të mëdha.

“Për këtë arsye, ndalja është një masë e domosdoshme parandaluese, me qëllim të ruajtjes së integritetit të njësisë dhe evitimit të defekteve serioze. Të gjitha institucionet relevante janë njoftuar me kohë për këtë zhvillim”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Më tej thuhet se aktualisht, KEK është duke operuar me tri njësi gjeneruese: B2 në TC Kosova B si dhe A3 dhe A4 në TC Kosova A, duke siguruar vazhdimësinë e prodhimit sipas kapaciteteve në dispozicion.

Në të njëjtën kohë, KEK rikujton se është në një fazë të rëndësishme transformimi, me investime mbi 500 milionë euro për modernizimin dhe zgjatjen e jetës së njësive gjeneruese – investimet më të mëdha që nga fillimi i operimit të termocentraleve.

“Në kuadër të këtyre investimeve: Njësia B1 është në proces modernizimi (turbina dhe elektrofiltra); Njësia A5 ndodhet në remont kapital; ndërhyrje të tilla kërkojnë në raste të caktuara ndalje të përkohshme, si pjesë e një procesi të domosdoshëm për përmirësim afatgjatë”, njofton kjo korporatë.

Në fund, thuhet se KEK mbetet i përkushtuar për furnizim të qëndrueshëm me energji, duke ndërmarrë njëkohësisht investime strategjike që garantojnë siguri dhe efikasitet më të lartë për të ardhmen energjetike të vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Auto Draft

Homazhe e kritika në Rezallë

Auto Draft

Vraniqi kujton 7 dëshmorët dhe 30 martirët e lirisë

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Auto Draft

Homazhe e kritika në Rezallë

Auto Draft

Vraniqi kujton 7 dëshmorët dhe 30 martirët e lirisë

Auto Draft

Kolonat nga Smrekonica në Mitrovicë – Qytetarët mirëpresin zgjerimin e rrugës

“Kalkulime, s’ka logjikë të shëndoshë politike” – Mexhiti për largimin e Taravarit

Mexhiti: Protesta e studentëve është thirrje për vetëdijesim për të gjithë akterët politik

Eurodeputeti austriak i ashpër ndaj Orbanit: “Historia më idiote” për shpërthimin pranë gazsjellësit

Eurodeputeti austriak i ashpër ndaj Orbanit: “Historia më idiote” për shpërthimin pranë gazsjellësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën