TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KEK: KEDS dhe KESCO po na fajësojnë për përgjegjësitë e veta

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
35 punëtorë të KEK-ut humbën jetën si pasojë e kushteve të punës gjatë vitit 2021, 90% përballen me sëmundje

Korporata Energjetike e Kosovës përmes një postimi në llogarinë e tyre kanë thënë se e kanë marrë me shqetësim lajmin për çështjet e adresuara nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim (KEDS) dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), përmes njoftimit në mjetet e informimit, në lidhje me obligimet kontraktuale ndërmjet palëve dhe KEK-ut.

Në reagim thuhet se lidhur me këtë çështje, “iu bëjmë me dije se KEK sipas marrëveshjes për furnizim me shumicë krijon obligim kontraktual, përkatësisht të nominojë (deklarojë) vetëm njësitë gjeneruese që ka në dispozicion në baza ditore dhe atë një ditë para”, shkruan teve1.info

Tutje thuhet se për hire të korrektësisë dhe qartësimit të opinionit, KEK rithekson se bazuar në kushtet e licencave të gjenerimit, obligimi i KEK-ut mbetet vetëm prodhimi i energjisë elektrike, ndërsa obligimi i KESCO është furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike.

“Andaj, konsiderojmë se adresimi i KESCO dhe KEDS përmes mjeteve të informimit përveç se nuk ka pasqyruar gjendjen reale, ka shkaktuar edhe huti në opinion”, thuhet në reagim, përcjell teve1.info

Me tëj, thuhet se KEK në vazhdimësi është duke bërë përpjekje për të përmbushur planin e prodhimit të cilin e ka deklaruar paraprakisht edhe pse sipas tyre në përditshmëri hasim në vështirësi të shumta për shkak të vjetërsisë së njësive gjeneruese.

“Në rrethana të tilla vazhdimisht i mbajmë të informuar palët përkatëse për çdo ndryshim që identifikohet gjatë operimit me njësitë gjeneruese. Kjo për arsye se është në interesin e KEK-ut që përveç kontributit në sigurinë e furnizimit me energji elektrike, gjithashtu edhe në sigurimin e të hyrave nga shitja e energjisë elektrike për të përmbushur buxhetin e planifikuar”, thuhet në reagim.

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike KEDS dhe ajo për Furnizim me Energji Elektrike KESCO, kanë paralajmëruar vështirësi në furnizim me energji elektrike gjatë dimrit në Kosovë, si shkak i rritjes së konsumit.

Sipas një njoftimi për medie të këtyre dy kompanive, edhe prodhimi aktual nga KEK-u është për 120 megavat më i ulët se ai që ishte paraqitur, për çka thonë se kanë reaguar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Behrami kërkon hetim për dyshimet mbi votat e diasporës

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Policia kontrollon kafiterinë në Prizren, sekuestron pistoletë

Rama: Nis faza finale e asfaltimit në “Rrugën A” në Prishtinë

Rama: Nis faza finale e asfaltimit në “Rrugën A” në Prishtinë

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

Bie çmimi i naftës edhe sot, ja sa kushton një litër naftë

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Behrami kërkon hetim për dyshimet mbi votat e diasporës

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Policia kontrollon kafiterinë në Prizren, sekuestron pistoletë

Rama: Nis faza finale e asfaltimit në “Rrugën A” në Prishtinë

Rama: Nis faza finale e asfaltimit në “Rrugën A” në Prishtinë

A zgjoheni me ndjesi shpimi gjilpërash në duar? Ja kur ka arsye për shqetësim

A zgjoheni me ndjesi shpimi gjilpërash në duar? Ja kur ka arsye për shqetësim

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

Bie çmimi i naftës edhe sot, ja sa kushton një litër naftë

Aborti selektiv thellon hendekun gjinor në Shqipëri

Mbi 4 mijë lindje për gjashtë muaj në QKUK, një e treta me prerje cezariane

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Mitrovicë, nisin hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën