TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KEDS paralajmëron vështirësi të furnizimit me rrymë, thotë se KEK s’po i përmbahet planit për prodhim

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
KEDS paralajmëron vështirësi të furnizimit me rrymë, thotë se KEK s’po i përmbahet planit për prodhim

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike KEDS dhe ajo për Furnizim me Energji Elektrike KESCO, kanë paralajmëruar vështirësi në furnizim me energji elektrike gjatë dimrit në Kosovë, si shkak i rritjes së konsumit, raporton teve1.info

Sipas një njoftimi për medie të këtyre dy kompanive, edhe prodhimi aktual nga KEK-u është për 120 megavat më i ulët se ai që ishte paraqitur, për çka thonë se kanë reaguar.

Në njoftimin e KEDS-it e KESCO-s, thuhet se këto kompani aktualisht po importojnë rreth 1 milion euro energji elektrike nga jashtë për t’i përmbushur nevojat e qytetarëve.

“KEDS dhe KESCO po importojnë energji elektrike mbi 1 milion euro në ditë.

Për ta mbuluar këtë gep, pra sasinë e munguar në mes të prodhimit dhe kërkesës, KEDS dhe KESCO po detyrohen të blejnë energji elektrike në vlerë mbi 1 milion euro në ditë. Në aspektin sasior të dy kompanitë bashkërisht po importojnë mbi 7500 megavat brenda 24 orëve ose deri në 400 megavat në orë.

Kjo po ndodh pasi kërkesa ka arritur në mbi 1100 megavat në orë, ndërsa prodhimi vendor nuk mund të tejkalojë më tepër se 700 megavat në orë. Pra, po importohet në kohë piku mbi 35 për qind e energjisë elektrike që konsumohet nga konsumatorët.

Prodhimi aktual është më i ulët se bilanci elektroenergjetik që na ishte paraqitur. Lidhur me këtë, ne kemi reaguar, duke kërkuar nga prodhuesi më i madh vendor, KEK-u, që t’i përmbahet planit, sepse çdo devijim nga plani, në këtë rast mbi 120 megavat në orë minus, paraqet barrë të rëndë për dy kompanitë dhe e vë në vështirësi komplet sistemin elektroenergjetik”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, ky minus aktualisht po mbulohet nga KEDS dhe KESCO, pasi të dy kompanitë janë duke e përballuar këtë kërkesë të madhe për energji elektrike, por duhet të ndërmerren masa të menjëhershme nga secila hallkë e sistemit në mënyrë që të zbuten vështirësitë dhe sistemi të funksionojë më lehtë.

“Rikthimi i prodhimit të energjisë elektrike në bazë të bilancit vjetor të ofruar më herët për muajin dhjetor, nënkupton më pak import dhe, rrjedhimisht, kosto më të ulët.

Megjithatë, është e qartë se problemi mund të bëhet më serioz nëse palët e interesuara të tregut vazhdojnë të dështojnë të përmbushin planet që kanë paraqitur më parë.

KEDS dhe KESCO kërkojnë edhe nga konsumatorët që ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike dhe aty ku kanë mundësi të mos e përdorin për ngrohje. Përdorimi efiçient i saj nënkupton se do të mundë të kalojmë një dimër më të lehtë dhe më të përballueshëm”, thuhet në komunikatën e KEDS dhe KESCO.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, policia nis hetimet

Haxhiu garanton mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Haxhiu garanton mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Klubi i madh brazilian nis punën për t’i marrë Shqipërisë trajnerin Sylvinho

Klubi i madh brazilian nis punën për t’i marrë Shqipërisë trajnerin Sylvinho

Futboll, të mërkurën gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës

Futboll, të mërkurën gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës

Ramsey vendos të pensionohet nga futbolli në moshën 35 vjeç

Ramsey vendos të pensionohet nga futbolli në moshën 35 vjeç

Shaqiri, Hajrizi dhe Shaipi në formacionin e javës në Zvicër

Shaqiri, Hajrizi dhe Shaipi në formacionin e javës në Zvicër

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Izraeli kërcënon të sulmojë trenat dhe hekurudhat e Iranit para se të skadojë afati i Trumpit

Izraeli kërcënon të sulmojë trenat dhe hekurudhat e Iranit para se të skadojë afati i Trumpit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën