KEDS ka njoftuar për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa rajone të Kosovës gjatë datave 2 dhe 3 prill, për shkak të punimeve të domosdoshme në rrjet.
Sipas njoftimit zyrtar, këto ndërhyrje janë të pashmangshme dhe kanë për qëllim mirëmbajtjen e sistemit dhe realizimin e projekteve investive.
“Këto ndërhyrje janë të detyrueshme për shkak të punimeve në rrjet dhe kanë për qëllim rritjen e sigurisë dhe funksionimit të qëndrueshëm të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS.
Prishtinë – 2 prill
Në Prishtinë do të ketë disa ndërprerje:
Nga NS Palaj, dalja 10 kV Palaj do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në 15:30.
Preken zona si: Hade, Lajthishtë, Sibovc, Shipitullë, Grabovc dhe zona përreth.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe eliminim i defekteve.
Nga NS Prishtina 5, dalja J06 Rezervaret–KFOR do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në 18:00.
Preken: Bardhosh, Bërnicë e Ulët, Barilevë, Prugovc dhe zona të tjera.
Arsyeja: Punime në rrjet.
Nga NS Prishtina 3, TS Shtjefan Gjeçovi do të ndërpritet nga ora 09:30 deri në 15:00.
Arsyeja: Kyçje e konsumatorëve dhe punime teknike.
Po ashtu, në rrugën “24 Maji” do të ketë ndërprerje nga ora 09:00 deri në 13:00.
Arsyeja: Zhvendosje e rrjetit 0.4 kV nga pala e tretë.
Gjilan – 2 dhe 3 prill
Në Gjilan:
Nga NS Artanë, dalja 10 kV Slivovë do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në 15:30 (më 2 dhe 3 prill).
Preken fshatra si: Vllasali, Koznicë, Prekoc, Llabjan, Kukavicë dhe të tjera.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe intervenime pas inspektimeve me dron.
Më 3 prill, nga NS Gjilani II, dalja Kufcë do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në 13:00.
Preken: Kufcë, Makresh, Stanishor, Strazhë dhe zona përreth.
Arsyeja: Vendosje e konzollave sipas rekomandimeve teknike.
Gjakovë – 2 prill
Në Gjakovë:
Nga stabilimenti Gjakova II, dalja Raq–Moglicë do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në 16:00.
Preken: lagjja Brekoc dhe disa fshatra përreth si Moglicë, Jahoc, Raçë dhe Zhub.
Arsyeja: Projekte investive dhe dislokim i kabllove të vjetra.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë mirëkuptim për këto ndërprerje të përkohshme, të cilat synojnë përmirësimin e rrjetit energjetik dhe rritjen e sigurisë në furnizim.







