KEDS-i ka njoftuar se po bëhen punime në disa qytete të Kosovës e për shkak të tyre ka njoftuar se do të duhet ndërprerë edhe energjia elektrike.
KEDS ka njoftuar se sot, do të ketë punime në projekte investive si dhe punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit.
Ky është orari i publikuar sipas rajoneve:
Pejë
Nga NS 35/10 kV Peja II do të ndërpritet:
Dalja 10 kV Rugova (kodi: 50051006), nga ora 09:00 deri në orën 17:00.
Vendet: Fshatrat Bogë, Drelaj, Dugaivë, Haxhaj, Koshutan, Kuqishtë, Leqinat, Llaz, Llutov, Maja e Zezë, Malaj, Neqinat, Pecaj, Pepiq, Reka e Allagës, Shkrel, Shtupeq, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël dhe Stankaj.
Arsyeja: Energjizimi i rrjetit të ri dhe demontimi i rrjetit të vjetër.
Prizren
Nga NS 110/10 kV Prizreni 3 do të ndërpritet:
Dalja 10 kV Zhupa (kodi: 31000026), nga ora 10:00 deri në orën 15:30.
Vendet: Fshatrat Bogushevc, Drajçiq, Gornjasellë, Llokovicë, Lubinjë e Epërme, Lubinjë e Poshtme, Manastricë, Mushnikovë, Nebregoshtë, Pllanjan, Prevallac, Reçan, Sredskë, Stajkoc dhe Struzhë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.
Ferizaj
Nga TS Ferizaji 1 110/35/10(20) [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV J03 Drejtimi “Qytetit” me Kod 40000001 nga ora 09:00 deri në 12:30 Vendet: Zejnulla Zejna, Rexhep Bislimi (te ura), Rexhep Bislimi, Magj. Ferizaj-Kaçanik, Luigj Gurakuqi, Ilir Konushevci, Gursel e Bajram Sylejmani, Fshat i Vjetër, Bibaj, Ali Hadri Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve të dron.
Gjakovë
Nga NS 35/20 kV Malishevë do të ndërpritet:
Dalja 20 kV J04 Carralluka (kodi: 82082051), nga ora 11:00 deri në orën 14:00.
Vendet:
Rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator) dhe 610 Hisni Mazreku (1 konsumator).
Fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe intervenim për eliminimin e defekteve dhe sanimin e problemeve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.
Punime në projekte investive
Nga NS 35/10 kV Xërxa do të ndërpritet:
Dalja 10 kV J08 Fortesa (kodi: 82081009), nga ora 09:00 deri në orën 17:00.
Vendet: Bellacërk, Sapniq dhe Fortesë.
Arsyeja: Largimi i përçuesve dhe vendosja e konzollave të TM-së.







