TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KEDS fillon zbatimin e taksës për rikyçje, qeveria akuzohet për keqpërdorim

Nga sot ka filluar implementimi i vendimit për taksën prej 17.70 euro ndaj qytetarëve që nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike në afatin kohor. Nga KEDS thanë se me këtë vetëm po zbatojnë rregulloren e ZRRE-së. E kryetari i Komisionit për Ekonomi akuzon Qeverinë për keqpërdorim të këtij institucioni.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
KESCO pranon vendimin e ZRrE-së, thotë se ka paqartësi se si duhet të veprohet

Nga muaji gusht qytetarët që nuk paguajnë faturat mujore të energjisë elektrike, do të gjobiten nga Kompania Kosovare e Distribuimit të Energjisë.

Kjo pasi të enjten ka hyrë në fuqi vendimi për tarifën prej 17.70 eurosh që përdoruesit duhet ta paguajnë në rast se shkyçen nga rrjeti elektrik.

Ky vendim do të implementohet në rastet kur nuk paguhen faturat mujore në afatin e caktuar.

Nga KEDS thonë se me këtë vetëm po respektojnë rregulloren e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

“Në çdo kompani jo vetëm në Kosovës por kudo në botë, në rajon e implementon një taksë të tillë sepse për KEDS-in është një kosto shtesë që një punëtor i KEDS-it në vend se t’i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e tij ditore të merret me shkyçjen e një konsumatori kushtimisht të papërgjegjshëm që nuk i ka kryer obligimet e pagesës”, tha Lulzim Krasniqi, zëdhënës i KEDS-it.

E një qytetar po kërkon që t’u lehtësohen shërbimet e energjisë elektrike, dhe jo të aplikohen masa të tilla ndëshkuese.

“Nuk është mirë me i sanksionu qytetarët duhet me përdorë metoda tjera lehtësuese sepse të hyrat mujore te disa varen nga pensionet, prej të ardhurave tjera nuk kanë për momentin dhe ato nuk mbesin borxh asnjë”, tha Ibrahim Hajdari.

Këtë po e kundërshton edhe kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala i cili akuzon Qeverinë se po keqpërdor me institucionet publike.

Ai thotë se një vendim i tillë është i papranueshëm për qytetarët dhe se ua rëndon edhe jetën atyre.

“Definitivisht ne do ta shtrojmë këtë shqetësim dhe megjithëse prapë po them se zëri opozitar në këtë punë nuk ka munguar që nga themelimi i kësaj Qeverie për që politikat e saj në sektorin juridik kanë qenë dhe do të mbeten jashtëzakonisht të dyshimta dhe të disfavorshme për ekonominë e vendit dhe veçanërisht për ekonominë familjare”, u shpreh Shala.

Ndërkohë, vitin e kaluar ka pasur shtrenjtim të energjisë elektrike në Kosovë.

Tags: Kedstarifa
ShareTweet

Postime të ngjashme

​16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

​16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

E shtuna me reshje shiu

E mërkura me reshje shiu dhe temperatura më të ulta

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

“Info Nata”- 21.07.2026

“Info Nata”- 21.07.2026

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën