TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

KDI: Ndryshimi i votimit brenda seancës cenon integritetin e Kuvendit

nga teve1
1 Maj, 2025
0
A A
KDI: Ndryshimi i votimit brenda seancës cenon integritetin e Kuvendit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizatë e shoqërisë civile që monitoron punën e Kuvendit, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me mënyrën e zhvillimit të votimit gjatë vazhdimit të sotëm të seancës konstituive.

“Ndryshimi i mënyrës së votimit në mes të seancës, në mënyrë arbitrare nga kryesuesi dhe pa bazë në Rregulloren e Punës së Kuvendit, përbën shkelje të parimeve procedurale dhe një precedent të rrezikshëm për funksionimin e Kuvendit”, tha KDI në një reagim në Facebook duke shtuar se “ky veprim jo vetëm që bie ndesh me standardet e një legjislature demokratike, por minon edhe besimin publik në rregullsinë dhe integritetin e proceseve parlamentare”.

Sipas KDI-së, çdo përpjekje për të ndryshuar rregullat gjatë lojës, “veçanërisht kur vjen në funksion të kalkulimeve të brendshme politike”, dëmton rëndë autoritetin e Kuvendit.

KDI ka ftuar kryesuesin e seancës – deputetin e LVV-së, Avni Dehari si dhe të gjithë deputetët, që të respektojnë standardet procedurale të përcaktuara në Rregullore dhe të veprojnë në përputhje me normat e përgjegjësisë institucionale dhe politike që i kërkon funksioni përfaqësues.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka thënë se votimi i kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me votim të fshehtë.

Ai tha se duke u bazuar në Rregulloren e Kuvendit parashihet edhe votimi i fshehtë andaj tha se kjo është forma e duhur me qëllim të hapjes rrugë të zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit.

Por, kjo u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, parti këto që e quajtën këtë veprim antiligjor dhe antikushtetues.

Pas refuzimit të votimit të fshehtë, seanca u ndërpre dhe e njëjta do të vazhdojë të shtunën më 3 maj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Auto Draft

Tarifat e reja të rrymës, bizneset ankohen se do të paguajnë më shumë nga 1 qershori

Auto Draft

Mungesa e infrastrukturës, fëmijë me aftësi të kufizuar mbesin jashtë bankave shkollore

Auto Draft

Sormaz: Radoiçiq është në Kopaonik

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Auto Draft

Tarifat e reja të rrymës, bizneset ankohen se do të paguajnë më shumë nga 1 qershori

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X