TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KDI kërkon zgjedhjen e Presidentit deri më 4 tetor: Të sqarohet vazhdimësia e ushtrimit të detyrës

by Tëvë1
31 minuta ago
1
A A
KDI kërkon zgjedhjen e Presidentit deri më 4 tetor: Të sqarohet vazhdimësia e ushtrimit të detyrës

Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar që Presidenti i Republikës së Kosovës të zgjidhet deri më 4 tetor, në mënyrë që të shmanget pasiguria lidhur me ushtrimin e kompetencave presidenciale pas përfundimit të afatit gjashtëmujor.

Në një konferencë për media, Eugen Cakolli dhe Vullnet Bugaqku nga KDI kanë prezantuar analizën “Ushtrimi i detyrës së Presidentit përtej gjashtë muajve: Kufiri kushtetues dhe vazhdimësia e Presidencës”.

Sipas KDI-së, ekziston nevoja që të sqarohet baza kushtetuese për vazhdimin e ushtrimit të kompetencave nga ushtruesja e detyrës së Presidentes pas skadimit të afatit gjashtëmujor.

KDI ka ngritur në veçanti çështjen e kompetencave që mund të ushtrohen në rast se Presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, përfshirë edhe autoritetin për shpalljen e zgjedhjeve.

Për këtë çështje, KDI ka kërkuar që Kryetarja e Kuvendit ose palët e tjera të autorizuara të shqyrtojnë menjëherë mundësinë e paraqitjes së një kërkese në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim të sqarimit të aktgjykimit të 29 shtatorit 2026.

Instituti i është referuar praktikës së vitit 2011, duke kërkuar që Gjykata Kushtetuese t’i trajtojë me përparësi dhe në procedurë të përshpejtuar kërkesat eventuale për interpretim.

KDI vlerëson se një sqarim i tillë do të ndihmonte në shmangien e pasigurisë institucionale lidhur me vazhdimësinë e ushtrimit të funksionit të Presidentit.

Tags: KDIkonference per mediaPresidentiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takon Hofreiterin, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin e Kosovës si shtet kandidat në BE

Kurti takon Hofreiterin, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin e Kosovës si shtet kandidat në BE

Në prag të festës së Fitër Bajramit, myftiu Tërnava sot do të mbajë konferencë për media

Myftiu Tërnava dënon sulmin ndaj Medinës, shpreh solidaritet me Arabinë Saudite

Ministria e Drejtësisë avancon procesin e administrimit dhe arkivimit të dokumenteve institucionale

Ministria e Drejtësisë avancon procesin e administrimit dhe arkivimit të dokumenteve institucionale

Kurti dhe Hamza takohen sot pasdite

Kurti dhe Hamza takohen sot pasdite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën