TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KDI kërkon transparencë nga Presidentja për procesin e caktimit të mandatarit të dytë

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar nga presidentja e vendit që të ofrojë qartësi dhe transparencë lidhur me procesin e caktimit të mandatarit të dytë për formimin e qeverisë.

Në një njoftim për media, KDI ka theksuar se është thelbësore që të gjithë hapat e ndërmarrë nga presidentja të jenë të qartë, transparentë dhe të arsyeshëm, në mënyrë që të ruhet integriteti i procesit dhe besimi publik.

“KDI vlerëson se për të siguruar integritet dhe besueshmëri të këtij procesi, është thelbësore që të gjitha hapat e Presidentes të jenë transparentë dhe arsyeshëm, duke përfshirë publikimin paraprak të kritereve mbizotëruese që do të udhëheqin vlerësimin e ‘gjasës më të madhe për formim të shumicës’, si dhe sqarimin e formës përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend,” thuhet në njoftimin e KDI-së.

Instituti ka shtuar se këto kritere përbëjnë një garanci substanciale për paanshmërinë e procesit dhe respektimin e rendit kushtetues.

“Transparenca lidhur me këto kritere është e rëndësisë parësore për të ruajtur besimin publik në funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve,” thuhet më tej në reagimin e KDI-së.

Sipas këtij institucioni, qartësia në veprimet e presidentes është vendimtare për të shmangur çdo paqartësi apo interpretime të ndryshme rreth mënyrës së caktimit të mandatarit të ri për formimin e qeverisë.

Tags: KDIreagimTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

“Këndi i Debatit” 12.11.2026

“Këndi i Debatit” 12.11.2026

Shiroka-Pula: Kosova e sheh Belgjikën si partnere të rëndësishme në rrugëtimin e saj evropian

Shiroka-Pula: Kosova e sheh Belgjikën si partnere të rëndësishme në rrugëtimin e saj evropian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën