TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KDI: Institucionet me sisteme të brishta të integritetit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
KDI: Institucionet me sisteme të brishta të integritetit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka shpalosur gjetjet kryesore të vlerësimit të Sistemit të Integritetit Kombëtar në Kosovë për vitin 2023.

Ky është vlerësimi i tretë që bëhet në Kosovë, pas atyre të vitit 2011 dhe 2015.

Eugen Cakolli tha se Sistemi i Integritetit Kombëtar (SIK) është pjesë e qasjes holistike të Transparency Internacional (TI) në luftimin e korrupsionit, përmes vlerësimit të bazës ligjore dhe performancës aktuale të institucioneve relevante në sistemin e luftimit të korrupsionit, në aspekte si resurset, pavarësia, llogaridhënia, integriteti, ndërveprimi dhe rolet e tyre.

“SIK-u vlerëson, pra, efikasitetin e përgjithshëm institucional në luftimin e korrupsionit dhe luftimin e dukurive me abuzimin e pushtetit. Vlerësimi, i cili është rezultat i një hulumtimi gati dyvjeçar tregon se përgjatë tetë viteve të fundit, institucionet në Kosovë përgjithësisht kanë shënuar progres në sistemet e tyre të integritetit, veçanërisht lidhur me transparencën dhe masat e llogaridhënies. Shumë prej përmirësimeve të evidentuara në vlerësim kanë ardhur kryesisht si rezultat i presionit publik, kërkesave ndërkombëtare apo zbatimit të zotimeve të marra në kuadër të Agjendës për Reforma Evropiane apo përafrimit të legjislacionit me acquis të BE-së”, ka thënë ai.

Cakolli ka sqaruar se KDI ka vlerësuar se niveli mesatar i integritetit në të gjitha institucionet është 67 nga 100 pikët e mundshme.

“Pra, një notë mezi kaluese; e që është e pamjaftueshme për të pasur një luftim efikas të korrupsionit dhe qeverisje me integritet. Sipas vlerësimit të SIK-ut, tri institucionet apo shtyllat me nivelin më të lartë të integritetit janë Zyra Kombëtare e Auditimit (83.3 nga 100 pikë); Avokati i Popullit (79.5 nga 100 pikë) dhe Policia (75 nga 100 pikë). Ndërsa, shtyllat apo institucionet që rangohen në fund të listës janë Partitë politike (58.3 nga 100 pikë); Ndërmarrjet publike (50 nga 100 pikë); dhe Bizneset (45.8 nga 100 pikë)”, ka deklaruar ai.

Cakolli ka thënë se nëse krahasohet niveli i integritetit në tre pushtetet kryesore del se sistemi i drejtësisë prin me 69.7 pikë, pasuar nga ekzekutivi me 65.9 pikë, ndërsa në fund është legjislativi me vetëm 60.4 pikë.

“Problemet kryesore që janë evidentuar në këtë raport ndërlidhen me mostrajtimin adekuat të rasteve të korrupsionit nga institucionet e drejtësisë, ndikimin e ekzekutivit dhe akterëve tjerë në punën e institucioneve tjera – përmes ndarjes së buxhetit, deklarimeve publike apo proceseve të rekrutimit; mungesën apo moszbatimin e mekanizmave të integritetit dhe llogaridhënies, si dhe mungesën e transparencës së plotë mbi mënyrën e financimit dhe shpenzimeve të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre. Mungesa e resurseve të mjaftueshme, sidomos financiare, njerëzore dhe infrastrukturore, po ashtu ndikon negativisht në rolin dhe performancën e institucioneve në luftimin e korrupsionit”, ka deklaruar ai./eo/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025

Dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025

Dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën