TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KBF Bashkimi triumfon në Ligën Unike

by teve1.info
2 orë ago
0
A A
KBF Bashkimi triumfon në Ligën Unike

Basketbollistet e Bashkimit, më në fund kanë triumfuar në Ligën Unike pas shumë tentimeve në sezonet e fundit.

Ekipi nga Prizreni, është shpallur kampion i Ligës Unike për sezonin 2025/26, që u mbyll të mërkurën mbrëma në Prizren.

Në finalen e luajtur në palestrën “Sezai Surroi” Bashkimi e mposhti Pejën 03 me shifrat 73:63.

Në të vërtetë , finalja ishte tejet dramatike dhe Bashkimi bëri mrekullinë për të triumfuar.

Dy çerekët e parë, i takuan Pejës 03 që dominoi dhe krijoi epërsi deri në 20 pikë, përpara se të shkojë në pushim me shifrat 42:26.

Mirëpo, në dy periudhat e fundit, Bashkimi u rikthye fuqishëm, fillimisht duke e fituar çerekun e tretë (20:11) dhe të fundit (27:10) për të konfirmuar fitoren e madhe.

Për Bashkimin, ky është trofeu i parë i Ligës Unike që e fiton në histori të klubit.

Alexis Mead me 33 pikë, 6 kërcime e 4 asistime ishte më efikasja te Bashkimi dhe më e merituara për këtë fitore, duke u zgjedhur edhe MVP i turneut final.

Me lojë të mirë te Bashkimi, u veçua edhe Dontavia Wagoner me 22 pikë e 16 kërcime.

Te Peja 03, u dalluan Paige Powell me 28 pikë e 12 kërcime dhe Adrienne Godbold me 12 pikë, 9 kërcime e 4 asistime.

Për Bashkimin, ky është trofeu i dytë i fituar këtë sezon, pasi javë më parë triumfoi edhe në Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale pikërisht Pejën 03.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

“Info Nata”- 18.03.2026

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën