Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës(FBK), ka marrë vendim për incidentin e së shtunës në Gjakovë.
Zyrtari i Vëllaznimit, Jeton Bakalli, ka hyrë në parket dhe ka pasur kontakt fizik me arbitrin Erzen Haxhani, incident ky që ndodhi gjatë ndeshjes Vëllaznimi – Sigal Prishtina.
Vëllaznimi është dënuar me gjithsej 1500 euro, kurse në ndeshjen e radhës nuk do të ketë shikues “në zonën VIP, pas koshave”.
Ndërkohë Jeton Bakalli, që zyrtarisht është përfaqësues i KB Vëllaznimit, është gjobitur me 1000 euro dhe me “një ndeshje ndalim hyrje në sallë”. Ndaj Bakallit është hapur edhe procedurë disiplinore.
FBK-ja ka bërë edhe një paraqitje të incidentit që më pas u dënua nga gjyqtarët dhe vetë FBK-ja.
Ndeshja ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, që i takoi xhiros së 20-t të Superligës, përfundoi me fitoren e ekipit nga Gjakova me shifrat 74:69.









