Fundori amerikan, Jacori Payne është përforcimi i parë i huaj te KB TRepça për sezonin 2025/26.
Ekipi nga Mitrovica, e ka prezantuar 29-vjeçarin që është I gjatë 180 centimetra dhe së fundmi ishtye në kategorinë e dytë të Francës.
Payne, në Francë ka luajtur me një mesatare prej 13 pikëve e 5 asistimeve kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe në Turqi, Zvicër, Holandë e Armeni.
Para fundorit Payne, Trepça ka transferuar edhe qendrën Shaën Jones, i cili llogaritet vendor për shkak se është i pajisur me pasaportë të Kosovës.