Katër persona kanë mbetur të vdekur pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti trafiku në aksin rrugor Ferizaj – Shtime.
Zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli ka bërë të ditur për teve1.info se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
“Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, theksoi ai.
Sipas Veselit, njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet. /Teve1.info/