TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Katër të “rrezikshëm” ende në arrati, konsiderohet se arrestimi i tyre jashtë vendit kërkon kohë

Faton Hajrizi u paraqit sërish sot përmes një videoje ku thotë se ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla nuk mund që ta arrestojë atë. E për burgun e Smrekonicës nga ish të burgosur konsiderohet se ka padrejtësi deri në lirimin me kusht. Kurse për kapjen e personave të tillë jashtë vendit, konsiderohet se kërkon kohë për shkak të procedurave.

nga Lindrit Zejnullahu
1 vit më parë
0
A A
Raporti i PIPS-it për politikën e jashtme veçon ngecje në dialog

“A ke punu në furrë a çka osht puna se i kishe do orë të furraxhisë. Nuk mun um kap ti mu, kurrë s’un um kap, o ministër i punëve të kota.”

U paraqit virtualisht për të dytën herë prej se u arratis.

I burgosuri Faton Hajrizi përmes rrjetit social “TikTok” i çoi “selam” ministrit të punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se ky i fundit nuk e ka fuqinë që t’a arrestojë atë, duke lënë të nënkuptohet se i njëjti nuk do të dorëzohet para organeve të sigurisë.

“Ata të cilët um kishin kap, edhe me marrëveshje, jon në Hagë atje, që ua kisha ngu hatrin, jo lepurushat e Vetëvendosjes. Ju njohim mirë kush jeni. Sa për ty, vi midis Prishtinës dhe s’guxon me m’dalë hiç, po i shtin qata burra Njësi Speciale jau then krytë”, tha Faton Hajrizi.

E për mundësinë e lehtë të ikjes së tij nga burgu i Smrekonicës një ish i burgosur aty thotë se mundësitë janë shumë të lehta për arratisje.

Gani Geci në tëvë1 deklaroi se ka padrejtësi për lirimin me kusht aty, ku shtoi se ekziston një rregullore që nuk mbështetet në ligj.

“Ka padrejtësi shumë të mëdha rreth kushtit, të burgosurit me ligj që i plotësojnë kushtet dhe që s’kanë bë asnjë vërejtje s’kanë gjatë ekzekutimit të  vuajtjes së dënimit nuk lirohen me kusht as herën e parë, as herën e dytë, tek herën e tretë apo të katërtën, ka të burgosur që edhe katër apo pesë herë iu ka refuzu kushti dmth që e ka pasë të drejtën”, tha ish- i burgosuri në Burgun e Smrekonicës, Gani Geci.

Njëjtë si Hajrizi, nga Policia e Kosovës po kërkohen edhe tre persona tjerë që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë e që akuzohen për vepra të rënda penale si vrasje.

Ish-shefi i krimeve të rënda në këtë institucion, tregon se të njëjtit dyshohet që janë jashtë shtetit, dhe kështu janë disa procedura deri në arrestimin e tyre.

“Kjo varet nga informatat që ka Policia e Kosovës, shërbimi inteligjent i Kosovës, AKI, etj. Dmth të gjithë mekanizmat duhet të jenë në shërbim të informatave më të sakta për vendodhjen e këtyre personave për arsye se këta mund të jenë të rrezikshëm për mesin ku jetojnë dhe veprojnë edhe për format tjera të aktiviteteve kriminale të cilat mund t’i kryejnë nëse janë edhe brenda Kosovës edhe jashtë”, tha ish-shefi i hetimeve të krimeve të rënda, Refki Morina.

Derisa bën apel që të njëjtit të dorëzohen vet para drejtësisë në mënyrë që të marrin dënime më të ulëta.

“Është më lehtë për ta edhe procedurat edhe gjykatat, masat do të jenë më të lehta për ta për arsye se çdo arratisje çdo ikje nga burgu ose nga procedurat penale është një element shtesë, një rëndim për ta në procesin gjyqësor”, tha ai.

Ministri Sveçla, një ditë pas arratisjes së Hajrizit, pati deklaruar që është çështje orësh kapja e tij, mirëpo janë bërë gati një javë dhe ende nuk dihet se a është duke u hetuar vendndodhja e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Prokuroria kërkon paraburgim për të miturin, dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj një të mituri tjetër

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Lajmi i fundit: Yll Hoxha pranon ofertën e Lirisë në Ligën e Parë

Lajmi i fundit: Yll Hoxha pranon ofertën e Lirisë në Ligën e Parë

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Absurditeti i kotësisë dhe pritjes

Absurditeti i kotësisë dhe pritjes

Prokuroria kërkon paraburgim për të miturin, dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj një të mituri tjetër

Fidan Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

Fidan Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X