Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Ozdrim të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar për tëvë1.info, zëdhënës rajonal i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Gashi deklaroi se të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal”, deklaroi ai./teve1.info/








