tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Katër kompani nga Kosova po marrin pjesë në panairin më të madh të modës në Izmir të Turqisë

tëvë1 nga tëvë1
21/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka mbështetur 4 kompani nga Kosova që po marrin pjesë në panairin e modës “IF Wedding Fashion Izmir Fair 2023”, raporton teve1.info

Sipas një njoftimi për medie të MINT-it Kosova ka siguruar hapësirë për ekspozimin e punimeve prej 312 metra katrorë në panairin e modës në Izmir për “Walone Fashion Group”, “Minna”, “Drenusha Xharra” dhe “Tabja”.

“Panairi iu shërben bizneseve vendore në krijimin e lidhjeve të reja dhe rritjen e eksportit, e që këtë vit Kosova ka shënuar rekord në eksport falë politikave mbështetëse ndaj bizneseve që i ka aplikuar Qeveria e Republikës së Kosovës. Në panairin e modës, kompanitë nga Kosova do të realizojnë edhe takime B2B me investitorët dhe blerësit potencial për industrinë e tekstilit. Në shtandin e Republikës së Kosovës janë të ekspozuara broshurat me informacione që tregojnë për klimën e të bërit biznes, potencialin dhe lehtësirat që ofron Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për investitorët potencial. Po ashtu vizitorët po njoftohen për potencialin që ka Kosova sidomos në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, ku shumë biznese të huaja kanë hapur përfaqësitë për shkak të klimës së favorshme të të bërit biznes”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Panairi “IF Wedding Fashion Izmir FAIR 2023”, mbahet nga data 21 deri më 24 nëntor dhe Kosova është në mesin e 238 kompanive që po marrin pjesë nga e gjithë bota.

Rexha: Lojtarët e Fushë Kosovës kanë marrë vetëm një pagë 6 muajt e fundit

10/12/2023

Gjeraj: Ekipet e tjera janë dorëzu para Ballkanit

10/12/2023

Rexha: Nëse i fiton ndeshjet e mbetura Ballkani, përfundon gara për titull

10/12/2023

Lajçak: Marrëveshja KEDS – Elektrosever, do t’i japë fund praktikës aktuale

10/12/2023

Osmani do të mbajë fjalim për paqen dhe sigurinë në Forumin e Dohas

10/12/2023

17 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Itali

10/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.