TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Katër arsye përse nuk ju zë gjumi natën-këshilla si të flini më mirë

nga teve1
2 muaj më parë
5
A A
Katër arsye përse nuk ju zë gjumi natën-këshilla si të flini më mirë

Mund të këtë një mori arsyesh se përse nuk ju zë gjumi gjatë natës.

Arsye të cilat fillojnë që nga problemet shëndetësore deri dek stresi i tepërt.

Reklamë

Këto shkëputje të gjumit të natës i ndodhin gjithsecilit në periudha të caktuara të jetës dhe zakonisht nuk janë shqetësuese.

Problemi fillon kur ju përjetoni pagjumësi në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk e kuptoni se çfarë po j’ua shkakton atë.

Mungesa e gjumit përtej lodhjes së tepërt dhe mbingarkesës së trurit, mund të bëhet shkak edhe për zhvillimin e një sërë sëmundjesh të organizmit.

Këtu përmendim obezitetin, presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, diabetin e deri tek vdekjet e parakohshme.

Nisur nga kjo, në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga arsyet kryesore së përse vuani nga pagjumësia kronike.

Ndiqni më poshtë katër prej tyre të cilat evidentohen nga mjekët si faktorët kryesorë të shkatërrimit të gjumit të mirë.

Mosha

Sipas mjekëve mosha është një faktor shumë ndikuese kur flasim për pushimin e mirë të mendjes dhe trupit.

Tek personat e moshuar vihet re që ora biologjike e të fjeturit ndryshon gjatë viteve.

Duke u ngushtuar në kohë më të pakët pushimi dhe gjumë të parregullt.

Stili i jetesës

Një nga shkaqet më të zakonshme të pagjumësisë është padyshim stili jo i rregullit i jetesës.

Konsumimi i alkoolit pak orë para se të shtriheni për të fjetur, mund të jetë edhe shkatërrimi i gjumit tuaj.

Ushqimi para se të shkoni për të fjetur mund të jetë një tjetër arsye që provokon e acaron stomakun dhe organizmin.

Së fundi siç dihet kafeina është armiku më i madh i gjumit të mirë e të qetë.

Ekspertët thonë se ndryshimet e vogla tek stili i jetesës duke ndjekur këshillat e mësipërme do të sjellin ndryshime rrenjësore në trupin tuaj.

Ilaçet

Në shumë raste ilaçet që merrni për sëmundje të ndryshme mund të jenë duke luajtur rol kryesor tek pagjumësia.

Kryesisht disa lloje ilaçesh që përdoren për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut, azmën apo antidepresivët.

Funksioni i tyre mund të jetë të përshpejtojnë ose ngadalësojnë disa proçese të organizmit gjë që prish edhe gjumin e qetë gjatë natës.

Sëmundjet kronike

Sëmundjet kronikë që zakonisht shfaqen teksa mosha kalon mund të jenë gjithashtu fatale për gjumin e mirë dhe pa ndërprerje.

Nëse vuani nga ankthi, depresioni, probleme të prostatës së zmadhuar, dhimbje kronike apo reumatizma të ndryshme mund të keni edhe probleme me gjumin.

Kjo ndodh për shkak se trupi në mënyrë të vazhdueshme funksionon në varësi të këtyre sëmundjeve duke ndaluar gjumin e qetë.

Disa këshilla për gjumë të qetë

Megjithëse të gjitha këto shkaqe janë shumë komplekse dhe të vështira për t’u parandaluar, mjekët japin disa zgjidhje.

Mundohuni të keni një rutinë të përnatshme gjumi, pra shtrihuni në krevat në të njëjtën orë çdo natë dhe zgjohuni në të njëjtën orë çdo mëngjes.

Qetësoni trupin dhe mendjen duke larguar mendimet në mënyrë që të bini në gjumë të thellë më lehtë.

Gjithashtu e rëndësishme është të evitoni paisjet elektronike para gjumit.

Kjo pasi drita që ato lëshojnë stimulon trurin duke e zgjuar atë dhe larguar gjumin.

Flini në vende të errëta dhe të freskëta gjithmonë në mënyrë që trupi të mos ndjejë nxehtësi.

Mundohuni të kufizoni gjumin e shpeshtë gjatë ditës edhe nëse ndiheni të lodhur në mënyrë që të flini më lehtë natën.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

5 ushqime që nuk duhet t’i vendosni në frigorifer

5 ushqime që nuk duhet t’i vendosni në frigorifer

Ja çfarë i bën trupit dhe mendjes ecja në natyrë

Ja çfarë i bën trupit dhe mendjes ecja në natyrë

Ëmbëlsirat që na dëmtojnë më shumë dhëmbët

Ëmbëlsirat që na dëmtojnë më shumë dhëmbët

Ushqimet që përshpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës

Ushqimet që përshpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës

Milot Rashica është kryefjala e mediave turke para derbit Galatasaray – Besiktas

Kosova mund të jetë pa Rashicën për duelet e shtatorit

Dështon Nenad Rashiq, ndërpritet seanca e Kuvendit

Dështon Nenad Rashiq, ndërpritet seanca e Kuvendit

Presidenti kroat dënon sulmet në Gaza, i kërkon qeverisë njohjen e Palestinës

Presidenti kroat dënon sulmet në Gaza, i kërkon qeverisë njohjen e Palestinës

Sërgjen Popoviq pa asnjë votë pro, eliminohet nga gara për nënkryetar të Kuvendit

Sërgjen Popoviq pa asnjë votë pro, eliminohet nga gara për nënkryetar të Kuvendit

Izraeli sulmon sërish Sirinë, së paku 5 persona të vrarë

Izraeli kryen bastisje tokësore dhe ajrore në Siri pas dy sulmeve ajrore të mëparshme

Stefan Kovaçeviq nuk siguron mbështetje dhe eliminohet nga gara për nënkryetar të Kuvendit

Stefan Kovaçeviq nuk siguron mbështetje dhe eliminohet nga gara për nënkryetar të Kuvendit

Haradinaj: Qëndrimi i opozitës është të mos marrë pjesë në votimin e kryeparlamentarit

Ramush Haradinaj përjashton Adem Hoxhën nga Grupi Parlamentar i AAK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X