TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Katari paralajmëron se nuk do të tolerojë “sjelljen e pamatur” të Izraelit pas sulmit në Doha

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Katari paralajmëron se nuk do të tolerojë “sjelljen e pamatur” të Izraelit pas sulmit në Doha

Katari paralajmëroi se nuk do të tolerojë “sjelljen e pamatur” të Izraelit pas sulmit ajror që synonte udhëheqjen e Hamasit në kryeqytetin Doha.

Në një mesazh drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe të dërguarit në detyrë të Koresë së Jugut, Sangjin Kim, i cili aktualisht kryeson Këshillin e Sigurimit, Doha e përshkroi sulmin izraelit si një “sulm frikacak” dhe i kërkoi Këshillit ta qarkullonte letrën si një dokument zyrtar, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve QNA.

Letra e dënoi sulmin me fjalët më të ashpra, duke e quajtur atë një “akt kriminal që shkel hapur ligjin ndërkombëtar dhe përbën kërcënim serioz për sigurinë e qytetarëve dhe banorëve të Katarit”.

Autoritetet, përfshirë shërbimet e sigurisë dhe njësitë e mbrojtjes civile, ndërhynë menjëherë për të kontrolluar pasojat dhe për të mbrojtur lagjet përreth, sipas deklaratës.

Katari theksoi se “nuk do të qëndrojë duarkryq përballë një sjelljeje të tillë të pamatur ose ndonjë akti që dëmton sovranitetin dhe stabilitetin rajonal të tij”, duke shtuar se një hetim i nivelit të lartë është duke u zhvilluar dhe detaje të mëtejshme do të publikohen në kohën e duhur.

Të martën, Katari e dënoi me forcë sulmin izraelit si “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare” dhe kërcënim për sovranitetin dhe sigurinë e tij.

Shteti i Gjirit ka qenë ndërmjetës kyç në negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës midis Izraelit dhe Hamasit, duke punuar së bashku me Egjiptin dhe SHBA-në.

Hamasi konfirmoi se pesë anëtarë të saj u vranë në sulmin izraelit ndërsa delegacioni negociues mbijetoi./Anadolu

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

17 vjet nga anëtarësimi në NATO, Begaj: Shqipëria, aleate e palëkundur për paqen dhe sigurinë

Izraeli njofton nisjen e sulmeve “në shkallë të gjerë” në Teheran

Ofensiva SHBA-Izrael intensifikohet me shpërthime vdekjeprurëse në të gjithë Iranin

14 persona të plagosur pas një sulmi me raketa drejt Izraelit

14 persona të plagosur pas një sulmi me raketa drejt Izraelit

Trump thotë se po shqyrton tërheqjen nga NATO-ja

Trump thotë se po shqyrton tërheqjen nga NATO-ja

“Ditari” 01.04.2026

“Ditari” 01.04.2026

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Zbulohen mbi 800 produkte mjekësore të padeklaruara me vlerë mbi 26 mijë euro

Zbulohen mbi 800 produkte mjekësore të padeklaruara me vlerë mbi 26 mijë euro

Mbahet konferenca përgatitore në rastin “Thaçi 2”, gjykimi shtyhet deri më 14 prill

Mbahet konferenca përgatitore në rastin “Thaçi 2”, gjykimi shtyhet deri më 14 prill

Reagon ZRrE: Tarifat e reja janë të detyrueshme për gjithë furnizuesit në tërë territorin e Kosovës

ZRRE paralajmëron masa në rast të gabimeve në njehsorët elektrikë

Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

Mospërputhje të kohës në disa njehsorë, dërgohen për verifikim

Mospërputhje të kohës në disa njehsorë, dërgohen për verifikim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën