TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Katari dhe Franca dërgojnë ilaçe për pengjet në Gazë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Katari dhe Franca dërgojnë ilaçe për pengjet në Gazë

Një dërgesë me ilaçe për dhjetëra pengje që po mbahen nga Hamasi  është nisur për në këtë territor, pasi Franca dhe Katari ndërmjetësuan marrëveshjen e parë mes Izraelit dhe grupit Hamas që nga armëpushimi njëjavor, i cili përfundoi në nëntor.

Dërgesa me ilaçe po dërgohet përmes Egjiptit dhe do t’i dorëzohet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili më pas do t’ia dorëzojë Hamasit. Katari tha se marrëveshja po ashtu përfshin dërgimin e ndihmës shtesë mjekësore dhe humanitare për palestinezët në enklavën e rrethuar.

Marrëveshja vjen pas më shumë se 100 ditë që kur ka nisur lufta e cila ka nxitur tensione në mbarë Lindjen e Mesme, përderisa ditët e fundit ka pasur sulme dhe kundërsulme nga veriu i Irakut për në Detin e Kuq dhe nga jugu i Libanit për në Pakistan.

Në Gazë, radikalët palestinezë ende po rezistojnë në territorin bregdetar që po përballet me një nga fushatat më vdekjeprurëse ushtarake në historinë moderne. Rreth 85 për qind e popullsisë së territorit prej 2.3 milionë banorësh janë larguar nga shtëpitë e tyre, dhe sipas Kombeve të Bashkuara, çereku i popullsisë është duke u përballur me uri.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin dhe aftësitë e tij qeverisëse për t’u siguruar që grupi të mos e përsëris më sulmin e 7 tetorit, që nxiti luftën. Luftëtarët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke marrë afër 250 pengje.

Izraeli po ashtu është zotuar se do të kthejë në shtëpi mbi 100 pengje që ende janë në Gazë, pasi shumica prej tyre u liruan në nëntor, gjatë këmbimit me palestinezët e burgosur në Izrael. Izraeli ka thënë se vetëm presioni ushtarak do të sjellë lirimin e më shumë pengjeve, por përderisa lufta vazhdon, pengjet janë në rrezik që të vriten nga sulmet izraelite apo gjatë operacioneve të shpëtimit.

Hamasi ka thënë se nuk do të lirojë pengje derisa të arrihet një armëpushim i përhershëm, kërkesë që është refuzuar nga Izraeli dhe aleatja e tij kryesore, SHBA-ja.

Që kur ka nisur lufta, gjatë ofensivës ajrore, detare dhe tokësore të Izraelit në Gazë janë vrarë 24.285 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi. Kjo ministri nuk bën dallimin e civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se dy të tretat e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë. Mbi 60.000 persona janë plagosur dhe vetëm më pak se gjysma e spitaleve në Gazë janë pjesërisht funksionale./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenti ukrainas: Bota është në garën më shkatërruese të armatimeve në histori

Zelensky thotë se Ukraina do të ndalojë së sulmuari rafineritë nëse Rusia ndalon sulmet energjetike

Izraeli u jep ultimatum prej 24 orësh për t’u larguar 47 familjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izraeli u jep ultimatum prej 24 orësh për t’u larguar 47 familjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Huthitë ripërtërijnë paralajmërimin për aeroportet saudite pas sulmit vdekjeprurës në Riad

Huthitë ripërtërijnë paralajmërimin për aeroportet saudite pas sulmit vdekjeprurës në Riad

Të paktën 109 të vdekur nga përmbysja e një anijeje me emigrantë pranë Xhibutit

Të paktën 109 të vdekur nga përmbysja e një anijeje me emigrantë pranë Xhibutit

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur muaj më parë në Prizren

86 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2532 gjoba

Aksident trafiku në Novosellë të Pejës, katër persona përfundojnë të lënduar

Policia e Kosovës identifikon shoferët që po “fluturonin” në rrugë: 197 km/h aty ku kufiri është 80 km/h!

Policia e Kosovës identifikon shoferët që po “fluturonin” në rrugë: 197 km/h aty ku kufiri është 80 km/h!

Konjufca uron emërimin e Schübel si përfaqësues i BE-së në Kosovë

Konjufca: Kosova qëndron fuqishëm në mbështetje të Arabisë Saudite

Vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë–Gjilan

Vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë–Gjilan

Në disa rajone të Kosovës vërehen më shumë raste të kancerit të mushkërive

Në disa rajone të Kosovës vërehen më shumë raste të kancerit të mushkërive

Presidenti ukrainas: Bota është në garën më shkatërruese të armatimeve në histori

Zelensky thotë se Ukraina do të ndalojë së sulmuari rafineritë nëse Rusia ndalon sulmet energjetike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën