TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kastrati: Kurti është bërë për gjynah, flet me banalitet sepse s’ka program

by TËVË 1
1 vit ago
5
A A
Kastrati: Kurti është bërë për gjynah, flet me banalitet sepse s’ka program

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti që i ka bërë gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme.

Kastrati potencoi se gjendja e kryeministrit Kurti është për keqardhje, pasi që sipas tij, ka ardhur në një situatë që duhet të flas “si gjynah” nga posti i kryeministrit.

Sipas Kastratit, Kurti do të flasë vetëm për opozitën dhe të kaluarën, pasi thotë se partia qeverisëse nuk ka program për të ardhmen.

“Është për keqardhje, është gjynah. Unë e kam kundërshtar politik, por me ardhë në këtë gjendje një njeri që ka post të kryeministrit dhe me përdor kësi fjalor, anipse pse ndodhë, shumë e qartë. Ky nuk ka program, ky i ka hi fushatës pa program. Ne e kemi programin, partitë tjera e kanë programin…”, deklaroi Kastrati në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Kandidati për deputet theksoi se kryeministri Kurti përgjatë fushatës po flet vetëm për tradhti e me banalitet, ndërsa PDK-ja për programin qeverisës.

“Ky flet për tradhtarë, ne flasim për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Ky tha diçka miza në Pejë, ne flasim për siguri e integrim. Ky flet për dhia, ne flasim për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ne flasim për qendra të kompetencës… ky është dallimi. Pse ky flet kështu? Se i ka pasur 4 vjet jo, por gati 5 me atë mandatin para këtij dhe ky gati e ka barazu Hashim Thaçin me qeverisje efektive”.

Ndërkohë, Kastrati përmendi edhe kohen kur PDK-ja ka qeverisur nën udhëheqjen e Hashim Thaçit, derisa tha se buxhetin nën shumën e dyfishit të VV-së ka arritur të bëjë shtetndërtimin e Kosovës.

“Thaçi prej 2008-tës deri më 2014-tën – 6 vite qeverisje efektive, pa i llogaritur që i kemi pasur koalicionet me partitë tjera, i ka pasur afërsisht 7 miliardë euro, me këtë shumë gati shteti është ndërtuar, që nga 100 njohje, figurë moderne me autostrada, ndërtimi i shkollave – se atëherë ato kanë qenë prioritet. Ndërsa ky për 5 vite i ka diku afër 15 miliardë – dyfishin e atyre të hollave, ku me këto i numëron një urë te Badovcit, një urë në Saradran dhe kjo është përgjigjja – nuk ka çare pa folur kështu, me banalitete, për tradhti”, tha Kastrati./teve1.info/

Tags: albin kurtiardian kastratipdk
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hasani: Ekspozita e Shkëlzen Gashit fyerje për të vërtetën e Masakrës së Dubravës

Hasani: Ekspozita e Shkëlzen Gashit fyerje për të vërtetën e Masakrës së Dubravës

Nagavci kërkon unitet nga deputetët për çështjen e presidentit

Nagavci kërkon unitet nga deputetët për çështjen e presidentit

PDK del nga salla, rezoluta për viktimat e luftës nuk u vendos si pikë e parë

PDK del nga salla, rezoluta për viktimat e luftës nuk u vendos si pikë e parë

Standardi që krijon besim – Royal Beverage LLC Made in Kosovo

Standardi që krijon besim – Royal Beverage LLC Made in Kosovo

Shtetet me shumicë myslimane dënojnë ligjin izraelit për dënimin me vdekje të të burgosurve palestinezëve

Shtetet me shumicë myslimane dënojnë ligjin izraelit për dënimin me vdekje të të burgosurve palestinezëve

Sylvinho pret fundin e kontratës, Shqipëria kthehet kah italianët

Sylvinho pret fundin e kontratës, Shqipëria kthehet kah italianët

Hasani: Ekspozita e Shkëlzen Gashit fyerje për të vërtetën e Masakrës së Dubravës

Hasani: Ekspozita e Shkëlzen Gashit fyerje për të vërtetën e Masakrës së Dubravës

Emisioni “Mesditë” 02.04.2026

Emisioni “Mesditë” 02.04.2026

Ish-selektori Bunjaki, i del në përkrahje Vedat Muriqit: “Ai meriton respekt”

Ish-selektori Bunjaki, i del në përkrahje Vedat Muriqit: “Ai meriton respekt”

Nagavci kërkon unitet nga deputetët për çështjen e presidentit

Nagavci kërkon unitet nga deputetët për çështjen e presidentit

PDK del nga salla, rezoluta për viktimat e luftës nuk u vendos si pikë e parë

PDK del nga salla, rezoluta për viktimat e luftës nuk u vendos si pikë e parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën