TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Karnaval vreshtor, gara dhe muzikë, “Hardh Fest” hap edicionin e 12-të

by teve1
4 javë ago
0
A A
Karnaval vreshtor, gara dhe muzikë, “Hardh Fest” hap edicionin e 12-të

Mes vreshtave të rrushit, për të 12-in vit me radhë, në Rahovec u hap të premten festivali tradicional “Hardh Fest”, i cili edhe këtë vit sjell aktivitete të shumta kulturore, tradicionale dhe muzikore.

Zëdhënësja e Hardh Fest, Doruntina Gashi, ka thënë për KosovaPress për këto tri ditë sa zgjat, festivali synon promovimin e traditës dhe kulturës së Rahovecit, ndërsa si risi në këtë edicion është organizuar për herë të parë karnavali vreshtor.

“Ky është edicioni i 12-të i Hardhfest, kemi aktivitete të ndryshme që janë autentike dhe kanë për qëllim me përcjell traditën dhe kulturën të qytetit të Rahovecit. Si risi këtë vit e kemi pasur karnavalin vreshtor, që e kemi pasur për herë të parë në këtë edicion. Ka qenë diçka më madhështore në krahasim me vitet e kaluara. Ne gjithmonë e kemi pasur parakalimin e mekanizmave bujqësorë, mirëpo këtë vit e kemi pasur tamam karnaval.. Pastaj kemi vazhduar me prirjen ceremoniale të kalaveshit të rrushit, gara e shpejtësisë së vjeljes së rrushit dhe do vazhdojmë me aktivitete të tjera gjatë ditës”, thotë Gashi.

Përveç aktiviteteve tradicionale gjatë ditës, programi i festivalit përfshin edhe koncerte çdo mbrëmje nga ora 20:00. Sipas Gashit, secila natë e këtij edicioni është konceptuar të jetë e veçantë.

“Këtë vit secila natë është speciale, si nga pjesa e aktiviteteve por edhe nga pjesa e koncertit që fillon çdo mbrëmje nga ora 20:00. Sot e kemi Modern Talking, është njëri prej grupeve më të famshme ndërkombëtarisht, po ashtu edhe Vendim Kapaj, grupi që janë bërë të famshëm me filmin “Odisea” në Hollyood”, thotë ajo.

Gashi ka theksuar se veçantia e Hardh Fest qëndron te aktivitetet autentike që lidhen me kulturën, traditën, verën, rakinë dhe rrushin, të cilat, sipas saj, tërheqin interes të madh edhe nga turistët.

Ajo pret që numri i vizitorëve këtë vit të tejkalojë atë të edicionit të kaluar, kur, sipas një hulumtimi socio-ekonomik të realizuar nga organizatorët, festivali kishte mbledhur rreth 60 mijë vizitorë.

“Secili festival ka veçantinë e vet, por Hardh Fest është komplet ndryshe prej festivaleve të tjerave, sepse ka origjinalitetin që jo çdo festival ka, shkaku i aktiviteteve, që kanë për qëllim me e promovua kulturën e traditën tonë, me raki, ven e rrush, janë aktivitete që pëlqehen shumë, sidomos nga turistët… 3:14 Interesimi është goxha i madh dhe po besoj që do ta tejkalojmë vitin paraprak. Sipas një hulumtimi socio-ekonomik që kemi bërë vitin e kaluar, kemi pasur rreth 60 mijë vizitorë. Festivali jonë e ka si lloj tradite, secilin vit me tejkalua vitin paraprak”, thotë Gashi.

Hardh Fest ndër vite është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore e turistike në Rahovec, duke promovuar traditën e vreshtarisë, prodhimet vendore dhe trashëgiminë e kësaj treve.

Festivali do të zgjas deri më 6 shtator. /Kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hapet në Prishtinë festivali tradicional i Kafesë dhe Çajit

Hapet në Prishtinë festivali tradicional i Kafesë dhe Çajit

“RILINDJA – Zëra në kujtesë”, nis edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës

“RILINDJA – Zëra në kujtesë”, nis edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës

Filmi “Sarajevo Safari” fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë në festivalin italian, Storie Parallele

Filmi “Sarajevo Safari” fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë në festivalin italian, Storie Parallele

Njoftohet publikimi global i dokumentarit të njohur “NAZA” për Gazën

Njoftohet publikimi global i dokumentarit të njohur “NAZA” për Gazën

Hamza pas takimit me Kurtin: Ende nuk kemi marrëveshje

Hamza pas takimit me Kurtin: Ende nuk kemi marrëveshje

Në onkologji shpërndahen pako për gratë me kancer të gjirit

Në onkologji shpërndahen pako për gratë me kancer të gjirit

Dy orë në takim, Kurti dhe Hamza ende në bisedime për presidentin dhe Specialen

Dy orë në takim, Kurti dhe Hamza ende në bisedime për presidentin dhe Specialen

Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë

Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë

Shoqatat e dala nga lufta ndërpresin bashkëpunimin me Komunën e Drenasit, reagon Lladrovci

Shoqatat e dala nga lufta ndërpresin bashkëpunimin me Komunën e Drenasit, reagon Lladrovci

Rrustemi: Zgjedhja e presidentit urgjente, pa institucione stabile dëmtohet përballja me Gjykatën Speciale

Rrustemi: Zgjedhja e presidentit urgjente, pa institucione stabile dëmtohet përballja me Gjykatën Speciale

KPK thotë pas shkarkimit, Blerim Isufaj do vazhdojë si prokuror në Prokurorinë Speciale

KPK thotë pas shkarkimit, Blerim Isufaj do vazhdojë si prokuror në Prokurorinë Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën