Në raport thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, raporton teve1.info
“Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
Sulme gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, përfaqësuesve të EULEX-it dhe gazetarëve.