Kreu i qeverisë gjermane pritet të sjell disa mesazhe të rëndësishme në Prishtinë, përfshirë çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët, shkruan teve1.info
Teksa, njohës të çështjeve politike thonë se në mesin e shumë temave që do të diskutohen në këtë takim, do të jetë edhe ajo e liberalizimit të vizave. Ata presin të ketë hapa konkret në këtë drejtim.
Gjatë vizitës dyditore në Ballkanin Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz pas Kosovës dhe Serbisë, do të shkojë edhe në Maqedoninë e Veriut, Greqi dhe Bullgari. /Teve1.info/