TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Kampion i hajnive” – Ajazi paralajmëron fundin e kryetarit aktual më 12 tetor

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
“Kampion i hajnive” – Ajazi paralajmëron fundin e kryetarit aktual më 12 tetor

Driton Ajazi nga PDK-ja, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit aktual gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Info Nata” në Tëvë1. Ai ka thënë se mandati i kryetarit aktual është drejt fundit dhe se më 12 tetor qytetarët e Drenasit do të sjellin një frymë të re në udhëheqjen komunale.

“Shikoni, tani më kryetarit aktual i kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë, dhe ai do të njihet si një ish-kryetar nga qytetarët e Drenasit,” deklaroi Ajazi.

Sipas tij, e ardhmja e Drenasit do të ndërtohet mbi një qeverisje të re, me fokus zhvillimin dhe interesin qytetar, në kontrast me qeverisjen aktuale të cilën e akuzoi për abuzim me pushtetin.

“Nga 12 tetori, në Drenas do të fillojë një frymë e re e qeverisjes një qeverisje zhvillimore, me perspektivë, dhe në shërbim të qytetarëve. Përkundër asaj që ka ndodhur deri më tani, ku kryetari aktual ka abuzuar me pushtetin dhe me besimin që ia ka dhënë PDK-ja dhe qytetarët,” shtoi ai.

Ajazi akuzoi kryetarin aktual për sjellje autoritare, korrupsion dhe keqpërdorim të skajshëm të detyrës gjatë mandatit të tij.

“Ka keqpërdorur gjithçka  ka abuzuar, ka shantazhuar, ka frikësuar. Ka bërë gjithçka, përveç se të qeverisë si duhet. Fatmirësisht, kësaj keqqeverisjeje po i vjen fundi,” theksoi Ajazi.

Në vazhdim të deklaratës, ai e cilësoi kryetarin aktual si simbol të korrupsionit në Drenas:

“Ai mund të jetë vetëm kampion i hajnësisë, sepse gjatë gjithë qeverisjes së tij e ka përcjellur kjo çështje. Në çdo projekt infrastrukturor, në çdo punësim e hallkë të qeverisjes, ka pasur elemente të abuzimit me pushtetin. Ai ka tentuar ta personalizojë pushtetin dhe të sillet sikur gjithçka rrotullohet rreth tij,” u shpreh Ajazi.

Ajazi tha se çdo projekt i kësaj qeverie është i dyshuar për korrupsion dhe keqmenaxhim.

“Çdo projekt ka dyshime për korrupsion. Është koha që kjo të ndalet. Më 12 tetor, qytetarët e Drenasit do të vendosin për ndryshim,” përfundoi ai.

Tags: driton ajaziInfo Natapdkramiz lladrovciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person gjatë protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Prishtinë

Arrestohet një person gjatë protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Prishtinë

Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

SBASHK fton anëtarësinë të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

SBASHK fton anëtarësinë të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Prishtina njofton për oraret dhe linjat e transportit të ri

Punëtorët e “Trafikut Urban” paralajmërojnë grevë më 13 shkurt

Arrestohet një person gjatë protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Prishtinë

Arrestohet një person gjatë protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Prishtinë

Shqipëri-Turqi, bashkëpunim në aviacionin ushtarak, teknologji dhe mbështetje teknike

Shqipëri-Turqi, bashkëpunim në aviacionin ushtarak, teknologji dhe mbështetje teknike

Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Donjeta Sadiku dhe Shpëtim Bajoku shpallen boksierët e vitit 2025

Donjeta Sadiku dhe Shpëtim Bajoku shpallen boksierët e vitit 2025

Shaqiri lë prapa rivalët, lojtari me më së shumti kontribute në ligë

Shaqiri lë prapa rivalët, lojtari me më së shumti kontribute në ligë

SBASHK fton anëtarësinë të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

SBASHK fton anëtarësinë të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Albert Vallçi largohet nga St. Gallen, rikthehet në Austri te Sturm Graz

Albert Vallçi largohet nga St. Gallen, rikthehet në Austri te Sturm Graz

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën