TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kamionët që furnizojnë bizneset bllokojnë trotuaret për orë të tëra në Gjilan, qytetarët ankohen

Një qytetar nga Gjilani po ankohet se po hasin në vështirësi nga kamionët që furnizojnë bizneset brenda qytetit. Sipas tij, ata kamionë qëndrojnë me orë të tëra në trotuar, gjë që kjo po ua vështirëson kalimin e lirë atyre. Nga Komuna thonë se orari për furnizim i bizneseve është i caktuar dhe se automjetet me mbi 3.5 tonë duhet të jenë të furnizuar me leje, gjë që për të cilën kanë dyshime se nuk po respektohet.

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
Kamionët që furnizojnë bizneset bllokojnë trotuaret për orë të tëra në Gjilan, qytetarët ankohen

Trotuari në Gjilan, po bllokohet çdo ditë, kjo pasi këta kamionë, po qëndrojnë në këtë pjesë me orë të tëra, shkak i furnizimit të biznesit aty pranë.

Edhe pse në fillim të rrugës, shenja informon se lejohen automjetet deri në 3.5 tonë.

E ky veprim po u pengon më së shumti banorëve që jetojnë në këtë lagje në qytetin e Gjilanit.

Njëri ndër ta është edhe Visar Alidemaj.

“Mbi 5 vite edhe prej qeverisjes së kaluar që është ndërtuar kjo qendër tregtare, ne nuk kemi kundër kësaj qendre tregtare asgjë por është problemi që gjithë kohës jemi të bllokuar dhe nuk mundemi mu kyq në rrugë nuk mundemi me dal, as fëmija me shku në shkollë as, nonstop është rruga e bllokuar prej të hënës deri të shtunën nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 17”, tha qytetari Visar Alidemaj.

Alidemaj thotë se ankesë për këtë kanë deponuar në të gjitha institucionet përkatëse në Komunë, por se nuk është ndërmarrë asgjë.

E nga Drejtoria e Shërbimeve Publike treguan orarin e qarkullimit në qytet të kamionëve që furnizojnë bizneset.

“Gjatë sezonës së verës të gjitha automjetet deri në 3.5 tonë që përfshihen kombi-busët ose furnitorët duhet ti furnizojnë të gjitha lokalet prej orës 06:00 deri në ora 11:00”, tha drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci.

Të gjitha automjetet që hynë në qytet që janë me mbi 3.5 tonë, duhet të pajisen me leje.

E për këto automjete, drejtori ka dyshime, pasi thotë se kërkesat për pajisje janë të pakta.

“Zakonisht ka shumë pak kërkesa për tu pajisur me leje gjë që i bie që organet e rendit duhet të shohin se këto automjete a kanë leje për të hyrë në qytet”, tha Mihovci.

Për këtë çështje, televizioni kontaktoi edhe Policinë e Kosovës në Komunën e Gjilanit.

Të njëjtit thanë se do të marrin masa nëse këto automjete nuk janë të pajisura me leje përkatëse për qarkullim.

Unë nuk kam informatë të saktë megjithatë patrullat tona kanë dalë në vendin e ngjarjes me verifiku saktë dhe me ditë a kanë leje përkatëse për bllokime të tilla, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Edhe pse orari është i caktuar, këta kamionë vazhdojnë të qëndrojnë gjatë gjithë ditës para bizneseve të ndryshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Vetura të mërgimtarëve nisin të hyjnë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë

Nga nesër do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

Hoti thotë se LDK-së i duhet lidership i ri dhe riorganizim

Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, vlerësohet përvoja e tij

Milani merr pikë në Romë

Ylli synon ta vazhdojë serinë pozitive në kampionat

Ylli vazhdon me fitore në Superligë, mposht Vëllaznimin

Të shtëna me armë në Berlin, 5 të plagosur

Të shtëna me armë në Berlin, 5 të plagosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën