Kamberi në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se pasivizimi ka ndikuar në mënyrë drastike në Medvegjë.
“Sigurisht se pasivizimi veçanërisht në Medvegjë ka ndikuar në mënyrë drastike dhe ky është njëri nga elementet e diskriminimit të cilin Serbia e zbaton ndaj shqiptare. Prandaj edhe do të duhej të jetë një ndër temat kryesore në rast se arrijë të sigurojë mandatin të cilën do ta trajtojë në përbërjen e legjislacionit të ri”, tha ai.
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ka filluar të jetë problem akut që i ka atakuar shqiptarët atje. Kështu kishte deklaruar Fejzi Beqiri, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, i cili ditë më parë në Tëvë1, pati thënë se pasivizimi i adresave të shqiptarëve ka ardhur si pasojë e mospjesëmarrjes në regjistrimin e popullsisë. /teve1.info/