TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kamberi: Serbia po i mohon krimet e kryera në Kosovë, kemi propozuar projekt-rezolutë për verifikimin e tyre

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka propozuar një projekt-rezolutë për verifikimin institucional të krimeve të kryera në Kosovë gjatë luftës. Ai thotë se kjo nismë synon të hapë debat në institucionet serbe për përgjegjësinë ndaj krimeve të dokumentuara nga drejtësia ndërkombëtare.

by Arlind Beqiraj
1 muaj ago
2 0
A A

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë: Serbia po i mohon krimet e kryera në Kosovë, kemi propozuar projekt-rezolutë për verifikimin e tyre

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se ka propozuar një projekt-rezolutë për verifikimin institucional të krimeve të kryera në Kosovë gjatë luftës.

Sipas tij, kjo iniciativë bazohet në aktgjykimet e Tribunalit të Hagës dhe synon hapjen e një debati institucional për përgjegjësinë e shtetit serb në lidhje me krimet e luftës.

Kamberi, për teve1, thotë se Serbia vazhdon t’i mohojë krimet e luftës.

“Serbia në vazhdimësi po kultivon atë lloj kulture politike që mohon krimet e luftës, edhe në Kosovë edhe në ish-Jugosllavi. Ajo që për mua është më e rëndësishme është mohimi që në vazhdimësi po u bëhet krimeve të luftës në Kosovë”, tha Shaip Kamberi.

Sipas Kamberit, projekt-rezoluta synon të hapë një debat institucional mbi përgjegjësinë për krimet e luftës dhe të sfidojë narrativen zyrtare në Serbi.

Megjithatë, ai nuk pret që kjo rezolutë të votohet nga shumica parlamentare.

“Një përkrahje që e kam janë deputetët e Sanxhakut që bashkë me mua e kanë nënshkruar propozimin e rezolutës. Ndoshta një pjesë e opozitës edhe do ta përkrahë kur të vijë në rend dite, por nuk pres nga një pjesë e opozitës që kalkulon me Kosovën”, theksoi ai.

Në anën tjetër, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se një rezolutë e tillë është e mirëpritur.

“Ideja e rezolutës është shumë e mirë. Krimet e forcave serbe të konfirmuara nga Tribunali i Hagës dhe gjykatat ndërkombëtare duhet të njihen dhe të pranohen nga Kuvendi i Serbisë”, vlerësoi Blakaj.

Kjo rezolutë është dorëzuar në maj të këtij viti dhe ende nuk ka hyrë në rend dite në parlamentin e Serbisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Xani: Gjithçka që ka ndodhur sot është një kalkulim për ta dërguar edhe një herë vendin ne zgjedhje

Xani: Gjithçka që ka ndodhur sot është një kalkulim për ta dërguar edhe një herë vendin ne zgjedhje

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën