TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kamberi padit Bërnabiqin për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Kamberi padit Bërnabiqin për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes etnike, fetare dhe racore”.

Sipas Kamberit, ky vendim ka ardhur pas deklaratës së Bërnabiqit në një konferencë për shtyp më 30 korrik 2025, ku ajo tha: “atëherë dëgjuam thirrje Allahu Ekber dhe gjëra të tjera të neveritshme”, duke iu referuar protestave të mbajtura disa ditë më parë në Novi Pazar.

“Në një shtet që pretendon të ecë në drejtim të integrimeve evropiane, gjuha e urrejtjes nuk mund të mbeten vetëm çështje politike apo moraliteti publik – ato janë, në radhë të parë, çështje ligjshmërie dhe drejtësie. Më 30 korrik 2025, në cilësinë e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Serbisë, znj. Ana Brnabić, në një konferencë për media, në zemër të institucioneve shtetërore, përdori një gjuhë që nuk mund të quhet ndryshe veçse e nxitjes ndaj urrejtjes fetare dhe racore. Ajo deklaroi: “atëherë dëgjuam thirrje Allahu Ekber dhe gjëra të tjera të neveritshme.” Çfarë përfaqëson kjo fjali? Një fjalë që nuk është as lapsus e as interpretim i gabuar. Është një fjali që stigmatizon fenë islame, identitetin e shqiptarëve myslimanë dhe komuniteteve të tjera që ndajnë të njëjtën besim, duke i përbaltur dhe asociuar me “të neveritshmen”, me “rrezikun”, me “të huajin” brenda një shteti që ende nuk ka dalë nga trauma e nacionalizmit agresiv të viteve ‘90″, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka theksuar se si përfaqësues të popullit në Kuvendin e Serbisë, nuk e kanë as luksin e heshtjes, e as të dorëzimit.

“Prandaj, bashkë me kolegët deputetë Ahmedin Škrijelj dhe Minela Kalender, kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj znj. Brnabić për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, sipas nenit 317 të Kodit Penal të Republikës së Serbisë”, ka njoftuar ai.

Kamberi ka shtuar se ky veprim nuk është hakmarrje politike apo sensacionalizëm, por një thirrje për drejtësi dhe përpjekje për të vendosur një precedent që sipas tij askush, pavarësisht pozitës apo privilegjit, nuk mund të nënçmojë komunitete të tëra e të banalizojë ndjenjat fetare, pa u përballur me ligjin.

“Drejtësia nuk është privilegj i shumicës. Ajo është mburoja e të drejtave të secilit qytetar – edhe të atyre që e thonë ‘Allahu Ekber’ si shprehje të besimit e jo të dhunës,”, ka përfunduar Kamberi, duke theksuar se shteti i së drejtës duhet të fillojë nga e vërteta dhe përballja me gjuhën që lëndon, ndan dhe poshtëron.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë për krime lufte ndaj një personi në Vushtrri

​Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

​Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Avokati Sallahu: Supremja ua njeh të drejtën për dy pensione veteranëve të UÇK-së

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Konjufca: Kosova mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës evropiane

Konjufca: Kosova mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës evropiane

Fillon shpërndarja me postë e gjobave të komunikacionit në Suharekë

Policia në Gjakovë ndalon garat e shpejtësisë, dy shoferëve u pezullohet patenta për një vit

Hamza takon raportuesin e PE-së, Terras: Kosovës i duhen institucione funksionale për rrugën drejt BE-së

Hamza takon raportuesin e PE-së, Terras: Kosovës i duhen institucione funksionale për rrugën drejt BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën