TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kamberi: Gjasat për qeverinë e Kurtit janë të vogla, zgjedhjet janë më të mundshme

by teve1
4 orë ago
1
A A
Kamberi: Gjasat për qeverinë e Kurtit janë të vogla, zgjedhjet janë më të mundshme

Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” ka vlerësuar se gjasat për formimin e qeverisë së re nga mandatari Albin Kurti, të dielën, janë shumë të vogla.

Sipas tij, mundësia e vetme për formimin e shumicës parlamentare do të ishte nëse Kurti arrin të bindë deputetë individualë nga partitë ish-opozitare

“Është vështirë të parashikohet nëse do të ketë shumicë parlamentare të dielën nga Kurti, pasi vetë ai nga Londra e la të kuptohet që është e vështirë të arrijë numrat. Nga ana tjetër, nuk duket se ka pasur shumë përpjekje gjatë këtyre 8 muajve të bllokadës për të ndërtuar një shumicë parlamentare, fillimisht nga Lëvizja Vetëvendosje. Në këtë kuadër, mundësia e vetme për të formuar një shumicë parlamentare të dielën është që Kurti të arrijë të bindë ndonjë deputet individual nga partitë ish-opozitare. Por, në këtë rast, do të ishte një shumicë shumë e brishtë, pasi do të flisnim për një qeveri me 61, 62 ose 63 deputetë në rastin më të mirë, dhe që nuk do të ishte në gjendje të menaxhojë proceset e vështira që e presin Kosovën,” ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Kamberi ka theksuar se gjasat më të mëdha janë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

“Mua më duket se gjasat më të mëdha janë që të shkojmë në zgjedhje, sepse edhe partitë ish-opozitare nuk po kanë shumë interes për të formuar qeverinë pa Kurtin. Nuk kemi parë gjatë këtyre muajve vullnet as nga Abdixhiku, Krasniqi dhe Haradinaj për të ndërtuar një qeveri. Andaj, duke përjashtuar ndonjë befasi, që mund të ndodhë nëse Kurti arrin të bindë ndonjë deputet individual, më duket se jemi shumë më afër zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, pasi nuk po duket se tri partitë kryesore, LVV, PDK dhe LDK, kanë interes për të formuar qeverinë e ardhshme,” ka përfunduar Kamberi.

Ndryshe, më 11 tetor presidentja Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, nënshkroi Dekretin, me të cilin mandatoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila me 48 mandate ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti.

Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, Kurti, është i obliguar që jo më vonë se 15 ditë nga dita e dekretimit, apo deri më 26 tetor më së largu, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.

Megjithatë, nga ajo që shihet në publik dhe deklaratat e subjekteve politike, një koalicion qeveritar duket pothuajse i pamundur, për shkak se Vetëvendosje ka vetëm 48 deputetë dhe bashkë me pakicat joserbe nuk arrin numrin prej 61 votash të nevojshme, ndërkohë që një bashkëpunim me partitë tjera nuk duket në horizont./teve1.info/

 

Tags: Belgzim KamberiQeveria KurtiTeve1zgjedhje parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Thaçi: Beteja kryesore në zgjedhjet lokale ishte mes Ahmetit dhe Mexhitit

Thaçi: Beteja kryesore në zgjedhjet lokale ishte mes Ahmetit dhe Mexhitit

Arrestohet i kërkuari për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

KLMDNJ: Kosova nuk ka kapacitet për emigrantë nga Britania

KLMDNJ: Kosova nuk ka kapacitet për emigrantë nga Britania

Deputetët jo shumicë, votat e kujt i ka të sigurta Kurti?

Deputetët jo shumicë, votat e kujt i ka të sigurta Kurti?

Te Drita presin fitore ndaj Omonias

Ramadani pas barazimit me Omonian, pret fitore në Irlandë

Barazimi në Finlandë i mbush arkat, Drita fitoi 133 mijë për barazimin me KuPS

Drita e sheh pozitive pikën ndaj Omonias

Thaçi: Beteja kryesore në zgjedhjet lokale ishte mes Ahmetit dhe Mexhitit

Thaçi: Beteja kryesore në zgjedhjet lokale ishte mes Ahmetit dhe Mexhitit

Skandal i basteve në NBA, arrestohen mbi 30 persona

Skandal i basteve në NBA, arrestohen mbi 30 persona

“Këndi i Debatit” 23.10.2025

“Këndi i Debatit” 23.10.2025

Drita kërkoi me ngulm fitore, por merr vetëm barazimin e dytë

Drita kërkoi me ngulm fitore, por merr vetëm barazimin e dytë

Arrestohet i kërkuari për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën