TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Kam frikë nga dhimbjet e lindjes” – Prerjet cezariane në trend

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
“Kam frikë nga dhimbjet e lindjes” – Prerjet cezariane në trend

Gati gjysma e 7.700 lindjeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në vitin 2023, janë realizuar me procedurën e ashtuquajtur “prerje cezariane”.

Megjithatë, jo të gjitha gratë kanë pasur nevoja mjekësore për t’iu nënshtruar një operacioni të tillë, thonë udhëheqësit e Klinikës së Gjinekologjisë.

Sipas tyre, në shumë raste, nënat e kanë kërkuar vetë atë, ose, në disa të tjera, mjekëve u është dukur më e lehtë.

Trendi i lindjeve të tilla është në rritje në Kosovë dhe mjekët ankohen që nuk kanë një protokoll që duhet ndjekur.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, prerja cezariane – nëse kryhet kur nuk ka nevoja mjekësore – mund t’i vendosë gratë dhe foshnjat në rreziqe të panevojshme.

Sikurse me të gjitha operacionet, rreziqet përfshijnë: potencialin për gjakderdhje, infeksion, rikuperim të ngadalshëm e të tjera.

Çka është prerja cezariane?

Prerja cezariane përdoret për të lindur fëmijë përmes prerjeve kirurgjikale, të bëra në bark dhe në mitër.

Mjekët mund ta rekomandojnë atë nëse: lindja nuk ec normalisht, foshnja është në rrezik, foshnja ose foshnjat janë në pozitë të pazakonshme, kordoni i kërthizës këputet, placenta ka probleme e të tjera.

Sa më shumë prerje cezariane të ketë një grua, aq më i madh është rreziku i problemeve me shtatzënitë e ardhshme. (Burimi: Mayo Clinic)

REL vizitoi këtë javë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku një grua në javën e 37-të të shtatzënisë priste të lindte fëmijën me prerje cezariane.

Ajo tha se kishte frikë nga dhimbjet.

“Nuk e kam diskutuar fare me mjekun mënyrën e lindjes normale, [e kam kërkuar vetë me prerje cezariane]. Nuk është se nuk kisha dashur të lind në mënyrë natyrale, por nuk i besoj vetes se mund ta realizoj deri në fund”, tha shtatzëna, e cila pranoi të identifikohej vetëm me inicialet L.A.

Ajo do të bëhej nënë për herë të katërt. Edhe lindjet e tjera i kishte realizuar me prerje cezariane.

Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, thotë se janë disa faktorë që këtë procedurë e kanë bërë gati të zakonshme.

Si kryesor, ai përmend “presionin e pacienteve” për ta kryer lindjen “sa më shpejt”. Pastaj thotë se është edhe mosgatishmëria e mjekëve për të asistuar një proces natyral, sepse bien “pre e këtij presioni”.

Sipas tij, mjekët shpesh druajnë se mund të përballen me probleme, nëse këmbëngulin në lindje natyrale dhe ajo komplikohet në momentin e fundit.

Për këto arsye, Ndrejaj thotë se duhet një protokoll, i cili i udhëzon mjekët se si të veprojnë.

“Në mungesë të këtij protokolli, ne biem nën ndikimin e presioneve, sepse nuk të mbron askush, përveç protokollit. Pacientja dhe familjari kërkojnë përgjegjësi nga mjeku, prandaj na duhet protokolli për t’u bazuar në të”, thotë Ndrejaj.

Ai tregon se numri i lindjeve me prerje cezariane po shkon duke u rritur nga viti në vit, por nuk ofron shifra.

Thotë se ato po shndërrohen në një “trend”, i cili mund të çojë edhe në rënie të natalitetit.

“…sepse lind një herë me prerje cezariane, dy herë… por rreziku është shumë i madh nëse shkohet me herë të tjera”, shpjegon Ndrejaj.

Dukuria nuk është e kufizuar vetëm në QKUK dhe spitale të tjera publike.

Në Kosovë operojnë disa institucione private shëndetësore, ku prerjet cezariane mund të kryhen me pagesë.

REL-i kontaktoi njërin prej tyre në Prishtinë, ku iu tha se trendi i lindjeve përmes kësaj procedure është në rritje.

“Mbi 80% e rasteve kryhen me prerje cezariane”, tha shkurtimisht drejtuesi i spitalit.

Sipas disa mjekëve ka edhe raste kur një spital e refuzon pacienten që nuk ka arsye mjekësore për prerje cezariane, porse “ajo i drejtohet pastaj një institucioni tjetër derisa ta arrijë qëllimin”.

Pse ndodh kjo?

Dërgut Aliu, obstetër/gjinekolog, i cili punon në një spital privat në Prishtinë, thotë se gjeneratat e reja, kryesisht, nuk duan t’i përjetojnë dhimbjet e lindjes dhe zgjedhin prerjen cezariane.

“Para 15 apo 20 vjetësh, shkalla e lindjeve me operacion në Kosovë ka qenë 10-15%, kurse sot është 40% ose më shumë”, thotë Dërguti.

Krijimi i një protokolli që do t’i udhëzonte si mjekët, ashtu edhe pacientet, është i domosdoshëm, thotë edhe ai dhe drejton gishtin nga institucionet.

“Ministria e Shëndetësisë duhet të veprojë sa më parë”, thotë gjinekologu.

“Po të ekzistonin protokollet, nëse ato nuk do të respektoheshin, mjeku do të duhej të jepte përgjigje ose një arsyetim të fortë”, sipas tij.

Nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thanë se kanë kërkuar nga Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës që “të ndërmarrë veprime të specifikuara në funksion të zvogëlimit të numrit të prerjeve cezariane”.

“Në funksion të ruajtjes së shëndetit publik, të zvogëlohet numri i lindjeve të tilla, duke vendosur njoftime në secilin repart/klinikë për rastet kur duhet të bëhen lindje të tilla, sipas kritereve mjekësore/OBSH-së”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë dërguar redaksisë.

Ajo nuk u përgjigj në pyetjen se a po planifikohet ndonjë protokoll për këtë çështje ose jo.

Bordi i SHSKUK-së, që mbikëqyr QKUK-në dhe spitalet rajonale, ka diskutuar në disa prej mbledhjeve të fundit, ku ka qenë i pranishëm edhe REL-i, për çështjen e prerjeve cezariane.

“Ne jemi në dijeni për rritjen e rasteve të tilla. Ky trend është i ngjashëm edhe në vende të tjera në rajon dhe më gjerë”, tha drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi.

“Jemi duke punuar, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, që të rregullojmë protokolle dhe të marrim masa në ketë drejtim. Konsiderojmë që edhe mjekët gjinekologë duhet të punojnë më shumë me pacientet, që të vetëdijesohen se operacionet nuk preferohen, vetëm atëherë kur janë të domosdoshme”, shtoi ai.

Ditën kur ekipi i redaksisë ishte në QKUK, takoi edhe një grua që ishte bërë nënë për herë të dytë.

E.K. tha se kishte pasur lindje natyrale.

“Dhimbjet janë tepër të mëdha, por, kur e sheh fëmijën, ato harrohen. Unë kam frikë nga operacioni, kam frikë edhe nga anestezioni”, tha nëna e një vajze të sapolindur.

Si është situata në vende të tjera?

Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të publikuar në vitin 2021, prerja cezariane është në rritje si procedurë në të gjithë botën.

Më shumë se një në pesë lindje, përkatësisht 21 për qind, kryhen me prerje cezariane,

“Ky numër do të vazhdojë të rritet gjatë dekadës së ardhshme. Deri në vitin 2030, gati një e treta (29%) e të gjitha lindjeve do të mund të bëhen me prerje cezariane”, sipas studimit të OBSH-së.

Po sipas tij, në pesë vende të botës – Republikën Domenikane, Brazil, Qipro, Egjipt dhe Turqi – numri i prerjeve cezariane e ka tejkaluar atë të lindjeve natyrale.

Edukimi, udhëzimet klinike të bazuara në prova dhe kërkesa për një opinion të dytë mjekësor janë vetëm disa prej veprime që mund të reduktojnë përdorimin e panevojshëm të prerjeve cezariane, vlerëson OBSH-ja.

Një studim tjetër, i publikuar po nga OBSH-ja më 2019, ka treguar se numri i vdekjeve të nënave pas prerjeve cezariane në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, është 100 herë më i madh se në vendet me të ardhura të larta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vendimi për Thaçin&tjerët, Behrami: Test për drejtësinë ndërkombëtare

Vendimi për Thaçin&tjerët, Behrami: Test për drejtësinë ndërkombëtare

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Vendimi për Thaçin&tjerët, Behrami: Test për drejtësinë ndërkombëtare

Vendimi për Thaçin&tjerët, Behrami: Test për drejtësinë ndërkombëtare

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Edhe Shkëndija e Tetovës kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Edhe Shkëndija e Tetovës kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Reagon më në fund FC Drita, por i del në mbrojtje drejtorit që rrahu kryetarin e tifozëve

Drita skuadra e parë kosovare që siguron kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X