TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kam ardhur me i marrë për në Kosovë” – Nga lufta në Kosovë te pritja e verdiktit në Hagë, ish-ushtari i UÇK-së

by Tëvë1
1 muaj ago
4
A A
“Kam ardhur me i marrë për në Kosovë” – Nga lufta në Kosovë te pritja e verdiktit në Hagë, ish-ushtari i UÇK-së

Ferat Xhaka, familjar i futbollistit Granit Xhaka dhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka udhëtuar drejt Hagës për të qenë i pranishëm në ditën e shpalljes së vendimit për ish-krerët e UÇK-së.

Në një intervistë për Tëvë1 nga Haga, Xhaka ka treguar për udhëtimin e tij të gjatë dhe dëshirën për të qenë pranë ish-krerëve të UÇK-së në këtë ditë.

“Dje jam ardhë 12 orë të natës nga shtëpia, kam mbërritë diku ka ora 3 në Tiranë, në ora 6 e kam pas fluturimin për Bruksel edhe kam mbërritë në ora 9 në Bruksel. Edhe kam ardhë këtu dhe pata qef me hi në dhomën e dëgjimit, por nuk mujtëm me mbrri. Jo, kam ardhë me i pritë e me i marrë e me i çu prej shpie, kysmet”, ka thënë ai.

Xhaka ka rrëfyer edhe për plagosjen e tij gjatë luftës në Kosovë, duke treguar se ende mban pasojat e asaj kohe.

“Jam invalid i luftës, jam plagosë në fshatin Sordoll. M’i ka thy këmbët, i kam ende 17 copa të vogla kështu. Kur po ftohet koha, edhe ma mpin krejt trupin, por mbasi kam shpëtuar mirë edhe kemi qenë 10 veta dhe komandant e kemi pasur Nuredin Ibishin, Komandant Lekën. Ai ditë është plagosur edhe unë mbeta i plagosur atë ditë. Më morën shokët edhe shpëtoj Leka edhe unë”, ka deklaruar Xhaka.

Duke folur për vendimin që pritet të shpallet, ish-ushtari i UÇK-së tha se është pothuajse i bindur se verdikti do të jetë lirues për katër ish-krerët e UÇK-së.

“Unë jam i bindur 99% se ka me ardhë përfundimi lirues. Edhe me ditë që nuk vjen lirues, unë nuk di se si mundem me përshkru atë dhimbje, jo veç për mua, po ish dashur për të gjithë popullin e Kosovës. Ish kanë i dhimbshëm ky gjykim”, ka thënë ai.

Xhaka ka kritikuar edhe, siç i cilësoi ai, deklaratat që sipas tij dëmtojnë vlerat e luftës së UÇK-së.

“Me emër të Zotit kena me i marrë me i çu prej shpie bashkë. Në sa i përket UÇK-së, ku po munden me i gjet ato fjalë, ku po munden me i gjet me qitë të tyren para popullit, me thanë ky është shpiun, ai është hajn. Qysh s’po munden me prekë kokën edhe logjikën se çka janë tu thonë. Edhe këta shumica e popullit tonë janë tu e degradu ushtrinë edhe tu i hupë vlerat e luftës, sikur me i qitë në bërllog”, është shprehur ai.

Në fund, Xhaka ka treguar se mezi ka gjetur akomodim në Hagë, ndërsa tha se ka kaluar rreth 15 orë pa gjumë vetëm për të qenë aty dhe për ta pritur ditën e vendimit.

“Nuk jam akomodu ende, ishin të zëna të gjitha hotelet. Unë qe 15 e 15 orë jam pa gjumë edhe tek e fundit flej edhe në karrika, vetëm që edhe me pritë ditën e nesërme këtu”, ka thënë Ferat Xhaka.

Tags: HagaTeve1UCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti: Presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: PDK duhet të përgjigjet për ndryshim qëndrimesh për Ligjin për Specialen

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën