TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kallëzimi penal ndaj ‘Visametric’, Prokuroria në Prishtinë merr masa

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Në dy muajt e parë të këtij viti, 706 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se ka pranuar kallëzim penal ndaj kompanisë ‘Visametric’, për shkak se e njëjta është raportuar se po vazhdon t’i detyrojë qytetarët aplikantë për viza të paguajnë nga 30 euro për kthimin e pasaportës.

Nga kjo prokurori kanë thënë për teve1.info se kanë filluar menjëherë ndërmarrjen e veprimeve në drejtim të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

“Lidhur me këtë çështje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal. Prokurori i Shtetit menjëherë ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve sipas dispozitave ligjore të KPPRK-së, dhe atë në drejtim të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për zhvillimet e radhës lidhur me këtë rast do të njoftoheni në kohë”, ka deklaruar zëdhënësja Laureta Ulaj.

Ndryshe, javën e kaluar vokati Flamur Abdullahu ka bërë të ditur se Gjykata Komerciale ia ka ndaluar kompanisë ‘Visametric’ që t’i detyrojë aplikantët të paguajnë shërbimin postar për kthim të pasaportës, kur aplikojnë për vizë në Ambasadën gjermane.

Abdullahu ka bërë të ditur se tarifa prej 30 eurosh nuk do të paguhet më nga qytetarët.

Ai po ashtu ka theksuar se ka ushtruar padi kolektive në emër të interesit publik ndaj Visametric për këtë çështje.

“Per kete 9 Maj – Dita Evropes po ju njoftoj qe Gjykata Komerciale, ne te dyja shkallet, ka dhene vendim qe i ndalon kompanise Visametric L.L.C. qe te detyroje aplikantet te paguajne sherbimin postar per kthim te pasaportes kur aplikojne per viza ne Ambasaden Gjermane. Detyrimi i aplikanteve per te paguar posten eshte vetem nje zhvatje me shume qe i behet qytetareve te Kosoves ne aplikime per viza qe nga pas lufta. Vlera prej 30 euro per person perben disa miliona perfitim per kompanine ne kundershtim me Ligjin per Mbrojtjen e Konsumatorit”, ka shkruar Abdullahu.

E përfaqësuesi i VisaMetric, Fisnik Salihu, të martën ka deklaruar se kompania e ka pranuar vendimin e Gjykatës dhe do ta respektojë.

“Në cilësi të përfaqësuesit të autorizuar të kompanisë Visametric Sh.P.K., (“Visametric”) ju njoftojmë se ne, sot, kemi pranuar Aktvendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale lidhur me Aktvendimin e Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale mbi caktimin e masës së sigurisë ndaj kompanisë Visametric. Duke qenë se ankesa e Visametric, ndaj Aktvendimit të Dhomës së Shkallës së Parë është refuzuar dhe aktvendimin e kemi pranuar sot, Visametric do të respektojë Aktvendimin e Gjykatës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga përfaqësuesi i kompanisë.

Megjithatë ditëve të fundit qytetarët janë ankuar se po vazhdojnë të detyrohen t’ia paguajnë nga 30 euro kompanisë, për kthim të pasaportës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

ASHAK shpreh shqetësim për propozimin e dënimit me 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta

Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për manipulim të votave

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

​Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut nga Haga

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

ASHAK shpreh shqetësim për propozimin e dënimit me 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta

Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për manipulim të votave

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

​Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut nga Haga

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Numër i madh i të dyshuarve për manipulim të votave, ende po vazhdon intervistimi në Komunën e Gjilanit

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën