TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kalkulime politike po vlerësohet se qëndrojnë pas pajtimit të deputetëve për rastin e rrahjes në Kuvend

Kalkulime politike po vlerësohet se qëndrojnë pas pajtimit të deputetëve që rastin e rrahjes në Kuvend, ta zgjidhin përmes ndërmjetësimit. Megjithëse është në përputhje me ligjin, njohës të drejtësisë konsiderojnë se me këtë vendim, deputetët kanë siguruar evidencë penale të pastër, çka iu mundëson rrugëtim politik.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Shkon në ndërmjetësim lënda për rrahjen në Kuvend

Protagonistët e rrahjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u pajtuan që këtë incident ta zgjedhin përmes ndërmjetësimit.

Kjo është një procedurë alternative e zgjidhjes së mosmarrëveshjes, ku palët mbajnë kontrollin mbi procesin dhe ndërmjetësuesi nuk merr vendim.

Por mundësia ligjore e përdorur nga deputetët për rrahjen në Kuvend, vlerësohet si e gabuar.

“Që nga momenti kur prokuroria ka filluar hetimet, i njëjti ka mundur të shfrytëzohet dhe të mos ngarkohet qoftë prokuroria, qoftë gjykata, me marrjen në pyetje të njerëzve, filimin e hetimeve apo ngritjen e aktakuzës, varësisht si e kërkon procesi gjqyësor. Në rastin konkret, kjo është plotësisht e gabueshme, për shkak se zyrtarët shtetërorë po e shfrytëzojnë një mundësi që të mbyllin një proces gjyqësorë dhe të kenë një dosje të pastër”, ka thënë juristi Anton Nrecaj.

Përmes orientimit në ndërmjetësim, konsiderohet se deputetët kanë bërë kalkulime politike.

“Ata do ta gëzojnë një privilegj pasi që nuk do të jenë në evidencë penale në lidhje me këtë rast. Mirëpo besoj se qytetarët e Kosovës do të vetdijësohen që personat që janë në gjendje me bo rrahje në Kuvend, që në praktika gjqyësore vjen deri tek lëndimet e ndryshme, të lehta, të rënda, e në shpeshherë edhe tek privimi i jetës. Mandej duhet të jenë vet votat e qytetarëve të Kosovës që do t’i sanksionojnë, që lënë imazh të keq së pari tek votuesit e më pas edhe tek ndërkombëtarët”, thotë avokatja Fehmije Gashi- Bytyqi.

Pjesëmarrja në zgjedhje e personave që kanë probleme me ligjin u pamundësua nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij vendimi, asnjë person i cili është i dënuar në tri vitet e fundit për ndonjë vepër penale, nuk ka të drejtë të kandidojë për deputet në zgjedhje.

Tags: marreveshja per ndermjetesimrrahja në Kuvend
ShareTweet

Postime të ngjashme

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën