TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kadrijaj: Vlera prej 2 miliardë euro për doganën tregon varësinë e rrezikshme të buxhetit nga importi

by TËVË 1
6 muaj ago
3
A A
Kadrijaj: Vlera prej 2 miliardë euro për doganën tregon varësinë e rrezikshme të buxhetit nga importi

Ekonomisti Mustafë Kadrijaj ka shprehur kritika lidhur me buxhetin e vitit 2026, i cili është miratuar në vlerë prej rreth 4 miliardë euro, duke theksuar se struktura e të hyrave mbetet e varur kryesisht nga importi.

Sipas tij, vendet në zhvillim janë duke reduktuar vazhdimisht varësinë nga të hyrat doganore, ndërsa në Kosovë parashikimet për të hyrat nga dogana arrijnë në rreth 2 miliardë euro.

“Krejt shtetet që janë në zhvillime e sipër janë duke reduktuar të hyrat nga ana e doganës, bile aq shumë i kanë reduktuar sa as 10 për qind nuk ka më dogana. Për fat tonin, jo të mirë te na dogana e ka parashikimin 2 miliardë euro. Këto shifra janë import, se nuk ka eksport. Në këtë buxhet s’ka projekte të reja për vitin 2026, në një mënyrë e ka përsërit atë të vitit 2025”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai shtoi se në buxhetin e vitit 2026 nuk sheh projekte të reja zhvillimore, duke vlerësuar se në thelb është një përsëritje e buxhetit të vitit paraprak.

Sipas tij, të hyrat e parashikuara nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), rreth 1.2 miliard euro, janë më të qëndrueshme, pasi lidhen me aktivitetin prodhues brenda vendit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në arkën e shtetit pa u bazuar domosdoshmërisht në import.

Kadrijaj theksoi se çdo qeveri duhet të reflektojë dhe të fokusohet në rritjen e eksportit, në mënyrë që, siç u shpreh ai, shifra prej 2 miliardë eurosh të mos mbështetet kryesisht në import.

“Duhet me ia kujtua edhe kësaj Qeverie që prej 2019-tës ka premtuar që do të tentojnë me krijua buxhetin me taksa vendore, pa import. Nëse është me 2 miliardë euro, po i bie që gjysma e buxhetit po mbushet me doganë”, tha ai.

Buxheti për vitin 2026 parashihet të arrijë në rreth 4 miliardë euro. Nga kjo shumë, mbi 3 miliardë euro janë ndarë për nivelin qendror, ndërsa 867 milionë euro për komunat.

Për investime kapitale janë planifikuar 998 milionë euro, ose 7.2% më shumë krahasuar me vitin 2025 (931 milionë euro). Megjithatë, investimet kapitale përbëjnë 25.2% të buxhetit të përgjithshëm.

Po ashtu, janë ndarë 46 milionë euro si rezervë shtetërore për emergjenca, njësoj si vitin e kaluar, me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar. Për herë të parë, buxheti parasheh edhe pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, për ata që kanë qenë të angazhuar në organizata buxhetore të paktën 12 muaj para marrjes së vendimit. Pavarësisht rritjes së përgjithshme të buxhetit dhe shtimit të investimeve kapitale, kritikat mbeten te struktura e të hyrave dhe mungesa e orientimit më të qartë drejt prodhimit vendor dhe rritjes së eksportit. /teve1.info/

Tags: buxheti 2026Mustafë KadriajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dhunimi i një burri tre të tjerë në Dubravë, Policia konfirmon se rasti po hetohet ka ndodhur në burg

Dhunimi i një burri tre të tjerë në Dubravë, Policia konfirmon se rasti po hetohet ka ndodhur në burg

Vrasja e 89-vjeçarit Sadri Sadriu në sallën e dasmave në Ferizaj, zbarkojnë në Gjykatë ish-polici Festim Ramadani  dhe Jeton Misini

Vrasja e 89-vjeçarit Sadri Sadriu në sallën e dasmave në Ferizaj, zbarkojnë në Gjykatë ish-polici Festim Ramadani  dhe Jeton Misini

Këputen telat e rrymës në Zubin-Potok

Këputen telat e rrymës në Zubin-Potok

500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave, “Pastrimi“ paralajmëron qytetarët

Një gruaje në Fushë Kosovë i vidhet vetura me targa të huaja

Një gruaje në Fushë Kosovë i vidhet vetura me targa të huaja

Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta në Gjilan gjatë punimeve në rrugë

Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta në Gjilan gjatë punimeve në rrugë

Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë në Istog

Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë në Istog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën