Kadrijaj në Facebook tha se sipas kësaj deklarate,Beogradi e paska porositur ish-kryeministrin Ramush Haradinaj që ta formojë Ushtrinë e Kosovës.
Gjithashtu tha se sipas ministres, Beogradi e paska porositur të njëjtin edhe të vendos taksën.
“Sipas Albulena Haxhiut, Beogradi e paska porosit kryeministrin Haradinaj që ta formojë Ushtrinë, t’ia kthejë Trepçën Kosovës dhe ta pavarësojë Kosovën energjetikisht. Gjithashtu sipas Albulenës, Beogradi e paska porosit Haradinajn edhe me jau vendos taksën”, shkroi ajo.
Ndryshe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë sot se qasja e qeverive të kaluara ndaj Serbisë ka qenë e keqe pasi sipas saj, i kanë mësuar keq institucionet e Serbisë duke pranuar çdo kërkesë të tyre./teve1.info/.