TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kadrijaj: Presidentja veproi drejt, Kurti nuk e mori seriozisht afatin kushtetues

by Tëvë1
8 muaj ago
3
A A
Kadrijaj: Presidentja veproi drejt, Kurti nuk e mori seriozisht afatin kushtetues

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, tha se veprimi i presidentes për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese është i drejtë dhe i qëlluar, duke theksuar se afati kushtetues prej 30 ditësh nuk është marrë seriozisht nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Presidentja ka vepruar drejt dhe saktë. Ne si subjekt politik kemi kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese dhe kemi një vendim ku është caktuar afati njëmujor për konstituimin e Kuvendit. Fatkeqësisht, ky afat nuk është marrë seriozisht nga z. Kurti, i cili në takimet me ne aludoi që ka kaluar dhe se duhet të shkohet në zgjedhje të reja”, u shpreh Kadrijaj.

Ajo shtoi se lëvizjet e fundit për formimin e Kuvendit kanë ardhur shumë vonë dhe janë të pamjaftueshme.

“Po vërehet se ka lëvizje, por këto janë vonuar. Këto duhej të ndodhnin në fillim, për të krijuar shumicën dhe për të zgjedhur kryeparlamentarin e më pas qeverinë. Nëse kjo nuk realizohet, vendimi bie vetvetiu”, deklaroi ajo.

Sipas saj, tashmë tri subjekte politike kanë kërkuar të njëjtin interpretim nga Kushtetuesja, gjë që dëshmon seriozitetin e situatës.

“Kemi një bllokadë të qëllimshme. Ne si opozitë kemi ofruar alternativa. Po të kishte vullnet politik, z. Kurti do t’i kishte marrë në konsideratë. Nëse çdo parti do të sillej si ai, nuk do të kishte fare alternativa e as marrëveshje për votim”, theksoi Kadrijaj.

Në fund, ajo tha se ky është një moment i pazakontë në skenën politike dhe mbetet të shihet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Tani është në dorën e Gjykatës të vendosë. Kjo situatë nuk ka ndodhur më parë në Kosovë”, përfundoi Kadrijaj.

Tags: AAKInfo NataTime Kadrijaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

“InfoNata” 27.03.2026

“InfoNata” 27.03.2026

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën