TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kadrijaj kërkon tërheqjen e librit të Shkëlzen Gashit për masakrat në Kosovë

by teve1
5 orë ago
0
A A
Kadrijaj kërkon tërheqjen e librit të Shkëlzen Gashit për masakrat në Kosovë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pasi propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës për përfshirjen e një draft-rezolute për mbrojtjen e së vërtetës nuk u fut në rend dite si pikë e parë në Kuvendin e Kosovës.

Kadrijaj deklaroi se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për mbrojtjen e së vërtetës së luftës dhe për respektimin e viktimave.

Para deputetëve, ajo kërkoi që të tërhiqet libri i Shkëlzen Gashi, “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, për të cilin tha se përmban të pavërteta.

“Muaji mars është i epopeve të rëndësishme të UÇK-së. Janë edhe përvjetorët e masakrave të kryera nga regjimi serb. Dje kryeministri Kurti ka qenë për masakrën në Lubeniq. A kemi të drejtë ne si shtet t’i fyejmë këto viktima? Nuk kemi. Ne po bëjmë padrejtësi dhe po më vjen keq se në çfarë deregje ka rënë kjo qeveri. Për një Rezolutë që nuk është politike, por për të mbrojtur vlerat e luftës, kemi këso kundërshtimesh se ku të vihet në rend dite, në fillim apo në fund. Historia nuk ndryshohet, nuk mund ta ndryshoni me këto linçime që po i bëni. Tërhiqeni edhe librin për masakrat në Kosovë të Shkëlzen Gashit, i cili ka shkruar të pavërteta, dhe është financuar nga Ministria e Jashtme, e që ai libër është shpërndarë nëpër vende të tjera. Pra, vetë shteti i Kosovës ka shpërndarë libra me të pavërteta, për të prezantuar një të pavërtetë, në vende të ndryshme të Evropës. Marre”, tha Kadrijaj nga foltorja e Kuvendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Mbështetje dhe dashuri për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre

Osmani: Mbështetje dhe dashuri për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre

Dezinformimi po sfidon integritetin e zgjedhjeve në Kosovë

Dezinformimi po sfidon integritetin e zgjedhjeve në Kosovë

DECATHLON hap dyert në Kosovë

DECATHLON hap dyert në Kosovë

Serbia zbret në “autokraci të moderuar”, alarmojnë raportet ndërkombëtare

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Vetaksident në Pejë, lëndohet një person

AGK dënon deklaratat e Kurtit në Kuvend ndaj mediave dhe gazetarëve

AGK dënon deklaratat e Kurtit në Kuvend ndaj mediave dhe gazetarëve

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën