TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kadrijaj kërkon përshpejtimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës Çlirimtare, Hoti: Mos e ktheni në sulm politik

by teve1
54 minuta ago
0
A A
Kadrijaj kërkon përshpejtimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës Çlirimtare, Hoti: Mos e ktheni në sulm politik

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka kërkuar që Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare të procedohet në Kuvendin e Kosovës para afatit të paraparë nga Qeveria, më 30 gusht 2027.

Gjatë pyetjeve parlamentare, Kadrijaj e ka cilësuar të paarsyeshme shtyrjen e këtij projektligji deri në gusht të vitit të ardhshëm, duke kërkuar nga ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, të sqarojë nëse Qeveria do ta sjellë atë më herët për shqyrtim.

“Në programin e projektligjeve të qeverisë për vitin 2026-2028 ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare është parapa të vij në kuvend me datë 30 gusht 2027, e sipas kalendarit gjithmonë muaji tetë është muaj pushimi. Është e paarsyeshme shtyerja deri në atë kohë, a do e sjellni më herët këtë ligj në kuvend, apo do e zvarritni?”, pyeti ajo.

Në përgjigjen e tij, ministri Hoti u pajtua se miratimi i këtij ligji është jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk dha një afat të ri për procedimin e tij.

Ai theksoi se Qeveria do të punojë edhe gjatë muajit gusht, ndërsa rikujtoi se kanë kaluar më shumë se 27 vjet nga përfundimi i luftës pa u miratuar një ligj i tillë.

Ai kërkoi nga Kadrijaj që të mos kthehet në sulm politik, një proces, që sipas tij është marrë me seriozitet.

“Pajtohem plotësisht me ju në një pikë të kësaj pyetje, ligji është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe e kemi diskutuar disa herë, për ne qeverinë nuk ka muaj të pushimit, ne do punojmë edhe në muaj gusht e çdo muaj tjetër kalendarik. Më lejoni të ju kujtoj një fakt, kanë kaluar më shumë se 27 vite e pesë muaj që nga përfundimi i luftës në Kosovë, më shumë se 27 vite dhe ne ende nuk kemi një ligj të tillë dhe ju sot po kërkoni llogari prej meje pse e kam qitur në një afat prej 10 muajsh. Ju keni qenë deputetë që shumë mandate këtu, jam i bindur që e dini se sipas kushtetutës së republikës edhe deputetët kanë të drejtë në nismën legjislative, prandaj nuk dua të hy në diskutime. Mos e ktheni në sulm politik një proces që më në fund e kemi shumë seriozisht”, tha Hoti.

Pas kësaj përgjigjeje, Kadrijaj reagoi duke mohuar se pyetja e saj kishte karakter politik.

Ajo tha se përfshirja e ligjit në agjendën legjislative është pozitive, por kundërshtoi mënyrën se si ministri iu përgjigj shqetësimit të saj.

“Andin Ukshin Hoti, faleminderit për ligjëratën, nuk bëra politikë aspak, asnjë term i asaj që e thashë nuk pati politikë, përkundrazi ti bëre politikë. Mirë që ka ardhur në agjendë legjislative dhe në mënyrë hipotetike e thashë, përpos asaj që e kam luftë e kam ruajtur integritetin”, tha Kadrijaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutivë të Bordit të BQK-së

​Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutivë të Bordit të BQK-së

Kosova u bën thirrje qytetarëve në Stamboll për kujdes nga reshjet e dendura dhe përmbytjet

Kosova u bën thirrje qytetarëve në Stamboll për kujdes nga reshjet e dendura dhe përmbytjet

Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim

Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim

Dogana e Kosovës shënon rritje të hyrave për periudhën janar-shtator 2026

Dogana e Kosovës shënon rritje të hyrave për periudhën janar-shtator 2026

Interi mbetet një muaj pa Lautaron

Interi mbetet një muaj pa Lautaron

​Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutivë të Bordit të BQK-së

​Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutivë të Bordit të BQK-së

Ish-ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut për protestën në Tiranë: Dhuna dhe qasja e Policisë po e rëndojnë situatën

Ish-ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut për protestën në Tiranë: Dhuna dhe qasja e Policisë po e rëndojnë situatën

Ukraina dëshiron sqarime për garancitë e sigurisë para takimit me Putinin

Ukraina rifillon sulmet ndaj rafinerive ruse, Zelensky akuzon Trumpin për favorizim ndaj Rusisë

Kosova u bën thirrje qytetarëve në Stamboll për kujdes nga reshjet e dendura dhe përmbytjet

Kosova u bën thirrje qytetarëve në Stamboll për kujdes nga reshjet e dendura dhe përmbytjet

Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim

Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim

Dogana e Kosovës shënon rritje të hyrave për periudhën janar-shtator 2026

Dogana e Kosovës shënon rritje të hyrave për periudhën janar-shtator 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën