Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se seanca duhet të vazhdojë ku ka mbetur dhe jo të formohet sërish Komision Ad hoc.
Kadrijaj në një deklaratë para medieve është shprehur se nuk duhet të thirren konsulta shtesë.
“… ka qenë një komision Ad hoc që e ka kryer punën e tij, raporti është sjell në Kuvend, është deshtë me vazhdu ku ka mbet procesi… “, ka thë në ajo.
Kadrijaj po ashtu ka bërë të ditur se qëndrimet e AAK-së janë të njëjta.